Bashkimi Evropian i kërkoi sot Recep Tayyip Erdoganit, që u zgjodh dje president i Truqisë, të luajë një rol bashkues për shoqërinë turke, në një mesazh të publikuar nga presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy.

"Ne ju përgëzojmë për zgjedhjen tuaj dhe shpresojmë se do të luani një rol bashkues që është ai i pozicionit tuaj të ri, sikurse edhe ju vet jeni angazhuar të bëni, që të bashkoni të gjitha komunitetet, besimtarët, ndjeshmëritë, opinionet dhe mënyrat e jetesës së shoqërisë turke", shkruajti Van Rompuy në këtë mesazh të nënshkruar gjithashtu edhe nga presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Presidentët e dy institucioneve të BE-së kujtojnë që "turqia është një partëner kryesor për BE-në, një vend kandidat për aderim, një fqinj, një partëner tregtar dhe një aleat diplomatik".

Ata ftuan prsidentin turk të vazhdojë përpjekjet e tij për një zgjidhje të çështjes kurde dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për Qipron, vend anëtar në BE ku Turqia mban të pushtuar pjesën veriore./ATSH/