Bruna Dhamo: Stomatologia që
po synon tregun ndërkombëta

Bruna Dhamo: Stomatologia që<br />po synon tregun ndërkombëta
TIRANE- Shërbimi shëndetësor dentar në vendin tonë gjithmonë ka pasur një hendek të madh! Sidoqoftë, në vende të ndryshme dhe në shoqëri të ndryshme, ky fakt ndryshon shumë. Këtë na e vërteton doktorantja Bruna Dhamo e cila prej kohësh po studion tezën për zhvillimin e dhëmbëve te fëmijët e moshës 10 vjeccare dhe anomalite dentare që i shoqërojnë gjatë kësaj kohe.

Në një intervistë për “Shqiptarja.Com”, stomatologia e cila këtë fund gushti u diplomua për DSc në Clinical Epidemiology  na rrëfen ccdo hap që ka ndjekur për të prekur këto studime, sfidat e saj përballë anomalive dentare, dhe studimin tek fëmijët e moshës 10 vjeccare. Në këtë rrëfim, Bruna pohon se ka një ëndërr të cilën me pak përkushtim është e bindur se do ta realizojë. “Ëndrra ime është që një ditë të mundem të kombinoj praktikën klinike me kryerjen e studimeve shkencore”, rrëfen Bruna. Edhe pse në këtë rrugë ajo ka hasur shumë vështirësi, tregon se programi prej të cilit fitoi dhe bursën të krijon lehtësi gjatë studimeve shkencore.  
 
Ku ndryshon stomatologjia mes Shqipërisë dhe Hollandës?
Sipas eksperiencës sime në Hollandë stomatologët investojnë më tepër në lehtësimin e punës së tyre me pacientët, kurse në Shqipëri investohet më shumë për tërheqjen e pacientëve. Kjo ndoshta sepse në Hollandë ekziston një shpërndarje e rregullt e klinikave sipas numrit të popullsisë në terren. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme të implementohet edhe te ne.
 
Cilat janë shanset e punësimit në Hollandë për këtë profesion, po në Shqipëri?
Nëse diploma shqiptare do njihej pa qenë nevoja e dhënies së provimeve shtesë, mendoj se shanset e punësimit do të ishin më të lehta këtu. Nëse flasim për hapjen e një biznesi privat sicc është klinika dentare, mendoj se është më kollaj në Shqipëri.
 
Si mund t’i shërbejë shqiptarëve, që kanë kaq shumë probleme me dhëmbët, një stomatologe e doktoruar jashtë shtetit?
Mua më ka tërhequr gjithmonë fusha e ortodoncise dhe më pëlqen shumë të punoj me fëmijët. Momentalisht jam duke studiuar për zhvillimin e dhëmbëve te fëmijët e moshës 10 vjeccare dhe anomalitë dentare që i shoqërojnë. Qëllimi kryesor i këtyre studimeve shkencore është përcaktimi i kohës së duhur për trajtim ortodontik dhe përmirësimi i tij si në rastet me anomali të lehta dhe te ato më të rënda. Shpresoj që në këtë aspekt të ndihmoja sadopak.
 
Cilat janë këshillat që do të jepnin për kujdesin ndaj dhëmbëve dhe sa herë duhet të vizitohet një pacient?
Nuk do tu shtoj asgjë më tepër këshillave që ccdo stomatolog duhet ti jap pacientëve të tij. Mendoj se njerëzit duhet ti shohin si rutinë vizitat te dentisti, ashtu si njerëzit shohin vizitat te estetistja. Numri i vizitave varet shumë nga pacienti. Por, minimumi që këshillohet është dy herë në vit. Pastaj sipas rasteve i takon mjekut stomatolog të vendos numrin e duhur të vizitave. Por, nuk mjaftojnë vetëm vizitat e rregullta për një shëndet të mirë oral. Më i rëndësishëm është kujdesi personal ndaj tij. (Nëse një mollë në ditë të mban larg mjekut, atëherë tre larje dhëmbësh në ditë duhet të të mbajnë larg stomatologut).
 
Përse vendose ta kryesh doktoraturën jashtë Shqipërisë?
Vendosa të aplikoj për doktoraturë jashtë pas mundësisë që pata për të kryer fillimisht masterin jashtë. Gjatë asaj kohe duke punuar me temën time të masterit u tërhoqa pas kërkimit shkencor dhe pata hapësira të përfshihesha në fushën e ortodoncisë. Kjo ka qenë shtysa kryesore. Ëndrra ime është që një ditë të mundem të kombinoj praktikën klinike me kryerjen e studimeve shkencore.
 
Si e ndjen veten në Rotterdam? A ka qenë i vështirë ambientimi?
Fillimi është gjithmonë i vështirë. Për fat të mirë programi prej të cilit përfitova bursën të lehtëson shumë gjëra, sigurisht dhe miqtë shqiptarë që gjeta këtu Olta, Taulanti.
 
Ti kthehemi studimeve. Çfarë procedurash ndoqe për t’i kryer ato në Erasmus MC.?
Ka qenë shumë e rastësishme. Ditën që shkova në Fakultetin e Mjekësisë për të tërhequr diplomën pash dhe posterin që njoftonte për aplikimet e ERAËEB. Është një program që u jep mundësi studimi studentëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në vendet e Bashkimit Europian. Aplikimi bëhet online dhe nuk është aspak i vështirë, kështu që e provova. Përgjigja ishte pozitive dhe kam përfituar shumë nga kjo eksperiencë. Uroj që të vazhdojë dhe të përfitojnë sa më shumë studentë prej saj.
 
A janë e përmbushur pritshmëritë tua në lidhje me studimet, në institucionin ku po punon?
Them që po. Sigurisht ka gjëra që them mund t’i kisha bërë më mirë, por përsa i përket mënyrës së punës jam shumë e kënaqur. Përfitoj nga rasti të falenderoj shumë dhe mentorët e mi.
 
Si nis dhe përfundon dita për ju?
Puna fillon në orën 9 të mëngjesit. Pjesën më të madhe të ditës e kaloj në Erasmus. Deri tani kam punuar me matjet e zhvillimit të dhëmbëve dhe përcaktimin e anomalive në rreth 5000 fëmijë dhe tani jam gati për studimin e tyre si dhe të faktorëve mjedisor dhe gjenetikë që i ndikojnë. Pjesë e ditës janë dhe mbledhjet dhe takimet e përjavshme me supervizorët dhe kolegët për të rejat dhe bashkëpunimet e mundshme të fushës së gjithsecilit. Kohën e lirë e ndaj me miqtë, ndjek disa orë aerobie dhe studioj gjuhën hollandeze. 
 
Të mungon Shqipëria?
Sigurisht, më mungon shumë familja sidomos mbesa ime Iris që po rritet larg meje. Nuk e kisha parashikuar të ndodhte kështu.
 
Mendon të rikthehesh një ditë në atdhe?
Shqipëria mbetet gjithmonë si opsion, por për momentin nuk është ai i pari.
 
Çfarë këshille do t’i jepje studentëve të rinj?
E vetmja gjë që i diferencon studentët shqiptarë me ata të vendeve të zhvilluara janë mundësitë. Të mos dorëzohen se kërkuari ato. Fati është me atë që përpiqet vazhdimisht dhe nuk dorëzohet.
 
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 05 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut