20 mijë vezë, 2.2 ton maskarpone, rreth 400 kilogramë sheqer dhe 150 mijë biskota u deshën për të përgatitur tiramisunë më të gjatë në botë.

Një ekip prej 100 pastiçierësh italianë në Londër arritën ta realizonin për dy ditë dhe iu deshën 5 orë për ta bërë gati për prezantim.

Rezultati? Një rekord i ri Guinness dhe një ëmbëlsirë 440.6 metra e gjatë që theu rekordin e mëparshëm prej 273.5 metrash.

Mirko Ricci, i cili vendosi rekordin në Londër, tha se tiramisuja është “ëmbëlsira më e mrekullueshme që Italia ka eksportuar” dhe se pastiçierët vendosën ta realizonin në Mbretërinë e Bashkuar dhe jo në Itali, si një mënyrë për të falënderuar Mbretërinë e Bashkuar.

Ai shtoi se ëmbëlsira gjigante ishte në nder të Mbretit dhe familjes mbretërore. Asaj iu vendos një kurorë e artë sipër.

Shefi i kuzhinës Carmelo Carnevale tha se tiramisuja duhej të ishte të paktën 8 centimetra e trashë dhe 15 centimetra e gjerë që të thyente rekordin.

Sipas tij, sekreti për një tiramisu të shijshme është “kafja e mirë, kremi i trashë dhe shumë pasion.”