Ylli i basketbollit amerikan Kobe Bryant arrin shifrën e 30 000 pikëve të shënuara në karrierë.

Basketbollisti i Los Angeles Lakers është i pesti lojtar në historinë e basketbollit amerikan që kalon këtë shifër të pikëve të realizuar.

Kobi Bryant, aktualisht në moshën 34 vjeç e 104 ditë është më i riu që arrin një shifër të tillë.

Më parë Chamberlain e kishte arritur shifrën e 30 mijë pikëve kur mbushi 35 vjeç e 179 ditë, ndërsa legjenda Michael Jordan kur ishte 38 vjeç e 321 ditë.

Rekordin e ri të pikëve Bryant e shënoi përballë ekipit të Hornets.

(d.b/shqiptarja.com)