Sipas parashikimeve, inflacioni do të arrijë një nivel maksimal deri në 3.3%, ku do të ndikojë norma e inflacionit të importuar, ose çmimet e mallrave nga jashtë, që do të kenë një ndikim negativ për shkak të krizës që po kalojnë partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë, si Greqia dhe Italia. Niveli i kënaqshëm i inflacionit është mbajtur edhe për shkak se kërkesa e brendshme vijon të jetë e ulët duke mbajtur çmime të qëndrueshme. Sa i përket konsumit, BSH mendon se do të vijojë rënia.
(gk/shqiptarja.com)