TIRANE- Shifrat e tregut të pasurive të patundshme në Shqipëri tregojnë se stoku i zyrave ka mbetur i pandryshuar për shumë vite në rreth 63,500 m² në total dhe më pak në atë të qendrave tregtare, ku aktualisht stoku është te 187,000 m².

Këto pasuri të patundshme po mbeten prej vitesh të pashfrytëzuara, sipas studimit “Sektori i ndërtimit dhe tregu i pasurive të paluajtshme: evidenca nga Shqipëria”, nga Banka e Shqipërisë. Ky studim ka analizuar efektet e disa treguesve makroekonomikë në sektorin e ndërtimit, përfshirë dhe disa variabla të lidhura me tregun e pasurive të paluajtshme, si numri i lejeve të ndërtimit të aprovuara, indeksi i çmimeve të banesave dhe qirave në një vend në zhvillim si Shqipëria.