TIRANE - Skandali i vjedhjes së Bankës së Shqipërisë përfundon në Gjykatën e Lartë, teksa 3 nga 10 të arrestuarit e parë, pas përfundimit të shqyrtimit në Apel kërkojnë lirinë me anë të rekursit. Personat me masë sigurie “arrest me burg” që i janë drejtuar Gjykatës së Lartë, janë: Klevis Bejtaj, nipi i Ardian Bitrajt të dyshuarit kryesor për vjedhjen e Bankës; Petrit Ramohitaj, përgjegjësi i arkës për veprim në thesarin e Linzës; si dhe Myzejen Belba specialiste e arkës stok.
Burime nga Gjykata e Lartë për “A1Report” thanë se kërkesat për ndryshimin e masave të sigurisë do të shqyrtohen në Kolegjin Penal të përbërë nga pesë gjyqtarët: Shkëlzen Selimi, Aleksandër Muskaj, Tom Ndrecaj, Artan Zeneli dhe Edmond Islami.
Anëtare e Gjykatës së Lartë është edhe Arjana Fullani, bashkëshortja e Guvernatorit Fullani, i cili një ditë më parë nga Gjykata e Apelit u la me arrest shtëpie, ku pyetjes nëse znj.Fullani përbën apo jo konflikt në shqyrtimin e masave, u përgjigjen se gjyqtarja Fullani është anëtare e Kolegjit Adminsitrativ dhe për këtë shkak s’ka lidhje me rekurset e Bankës.
Kërkesat për ndryshimet e masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë nga gjykata e Faktit lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit për Bejtan, Belbën dhe Ramohitaj janë regjistruar në Gjykatën e Lartë një ditë më parë dhe pritet caktimi i datës për shqyrtim.
Në Gjykatën e Lartë pritet të përfundojnë dhe një sërë ankimimesh të tjera për bankën, teksa një burim pranë Prokurorisë së Përgjithshme i tha “A1 Report” se dhe vetë akuza pritet të kërkojë kthimin në burg të të liruarve nga Gjykata e Apelit, mes të cilëve eshte dhe Guvernatori i BSH-se Ardian Fullani, i shkarkuar nga Komisioni parlamentar i Ekonomise dhe ne pritje te shkarkimit nga Kuvendi.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO