TIRANË - Të dhënat e fundit, të publikuara nga Banka e Shqipërisë bëjnë të ditur se në maj të këtij viti, kohë që përkon me kulmin e fushatës zgjedhore është konstatuar një rritje e ndjeshme e parasë jashtë koorporatave depozituese, që është zgjeruar me rreth 4%, çka nënkupton se rreth 6 miliardë lekë apo 44 milionë euro janë hedhur në qarkullim vetëm në një muaj.Normalisht rritja e parasë në qarkullim ndikon si në rritjen e çmimeve, ashtu dhe në zhvlerësimin e monedhës.

Leku është kuotuar në nivelet më të dobëta të vitit përgjatë muajit majit, duke arritur në mbi 140 lekë, ndërkohë që efektet në çmime u konstatuan në qershor, kur inflacioni u rrit në mënyrë të pazakontë (duke pasur parasysh që në këtë periudhë tradicionalisht ai ulet për shkak të daljes së produkteve sezonale) nga 2.1% në maj në 2.3% në qershor. 


grafiku

Marrë nga revista 'Monitor"

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)