Huaja është përfituar në lekë nga 49.3% e ndërmarrjeve, në euro për 36.1% të tyre dhe në dollarë amerikanë për 2.1% të tyre. Huaja ka pasur si qëllim përdorimi kryesisht përballimin e shpenzimeve korrente për 37.3% të ndërmarrjeve, si edhe kryerjen e një investimi afatgjatë për 30.2% të ndërmarrjeve, ndonëse numri i ndërmarrjeve të cilat kanë marrë hua për këtë qëllim ka vijuar prirjen e mëparshme rënëse. Pasuritë e paluajtshme janë përdorur si kolateral për përfitimin e huasë nga 63.7% e ndërmarrjeve.
Vlera e përgjithshme e huasë në raport me kapitalin e ndërmarrjes ka qenë afërsisht sa gjysma e tij për 74.7% të ndërmarrjeve, 4.2 pikë përqindje më tepër se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012. Në raport me nivelin e të ardhurave, 68.6% e ndërmarrjeve tregojnë që në gjashtë muajt e kaluar kanë shpenzuar për huanë deri në 20% të të ardhurave të tyre.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)