BSH: Bankat shtrëngojnë kredidhënien

BSH: Bankat shtrëngojnë kredidhënien
Sipas Bankës së Shqipërisë, aktiviteti kreditues për bizneset është shtrënguar gjatë tremujorit të dytë të vitit 2012, kryesisht për kredinë dhënë ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe për kredinë e dhënë për financimin e investimeve. Bankat kanë mbajtur pothuaj të pandryshuara standardet e kredisë për ndërmarrjet e mëdha dhe për kredinë e dhënë për financimin e kapitalit qarkullues.

Faktorët kryesorë që kontribuan në shtrëngimin e standardeve të kredisë për biznese, sipas BSH, janë situata e kredive me probleme dhe situata e përgjithshme makroekonomike. Ndërkohë, faktorët që kontribuan në shtrëngimin e standardeve të kredisë dhënë individëve janë kreditë me probleme, gjendja financiare e individëve dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme. 

Kushti kryesor nëpërmjet të cilit është zbatuar politika shtrënguese e bankave vijon të jetë kërkesa për kolateral, si për bizneset ashtu edhe për individët.

Kërkesa neto për kredi vlerësohet të jetë ulur përsëri në tremujorin e dytë të vitit 2012, megjithëse në një masë më të ulët, si për bizneset ashtu edhe për individët. 

Për biznësin, zhvillimet në kushtet dhe kriteret e kredisë të raportuara nga bankat në përgjithësi kanë vepruar në drejtim të ushtrimit të një politike shtrënguese të kredidhënies nga bankat gjatë tremujorit të dytë të vitit 2012. Në këtë drejtim ka vepruar kryesisht rritja e kërkesës për garanci (kolateral). Në drejtim të shtrëngimit të standardeve ka ndikuar edhe rritja e komisioneve.
Kërkesa e individëve për kredi ka vijuar të ngadalësohet në tremujorin e dytë të vitit 2012, por në një masë më të vogël se tremujorin e kaluar, thekson banka qendrore. Vihet re një ngadalësim më i vogël në kërkesën për qëllim blerje banese, sesa për atë për financimin e konsumit.
(g.k./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën