Banka e Shqipërisë dhe Programi i Asistencës dhe Rritjes së Kapaciteteve Dypalëshe për Bankat Qendrore (BCC) do të organizojnë në Tiranë, seminarin e 8-të të Kërkimeve për Evropën Juglindore (EJL).
Me një përvojë tetëvjeçare, duke shërbyer si një urë bashkëpunimi midis kërkuesve dhe politikëbërësve në rajon, ky seminar synon të çojë më tej kërkimin në fushën e ekonomisë në EJL dhe të zgjerojë njohuritë mbi tipare të veçanta të ekonomive të rajonit.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, shkëmbimi i eksperiencave dhe njohurive shkencore si dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta, synojnë të forcojë bashkëpunimin rajonal.
Mes shumë studiuesve ndërkombëtarë, në këtë seminar që do të zhvillohet në datat 3-4 dhjetor, do të jetë i pranishëm edhe një prej ekspertëve më të njohur në fushën e ekonomisë, Cédric Tille. Tema e dy ditëve të para të seminarit do të jetë "Bankat globale dhe transmetimi i goditjeve në nivel ndërkombëtar".
Seminari do të mbledhë bashkë akademikë të njohur dhe kërkues të bankave qendrore të interesuara në çështjet e globalizimit financiar dhe pasojat e tij mbi transmetimin e luhatjeve makroekonomike. Temë e këtij seminari do të jenë gjithashtu ekspozimi ndaj financimit ndërkombëtar në sistemet bankare të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe goditjet e likuiditetit gjatë krizës, si dhe politikat e bankave qendrore që kundërveprojnë ndaj efekteve të krizës financiare. Gjithashtu do të diskutohet mbi bashkërendimin midis bankave qendrore dhe autoriteteve të tjera mbikëqyrëse të rajonit dhe rolit të politikës monetare në stabilitetin financiar të rajonit gjatë krizës së fundit.
Në vijim të traditës së seminarit, dita e tretë do të jetë e hapur për çështje të tjera me rëndësi në kërkimin ekonomik, në lidhje me ekonomitë në zhvillim dhe ato në tranzicion.
Programi i Asistencës dhe Rritjes së Kapaciteteve Dypalëshe për Bankat Qendrore (BCC) është një program i bashkëfinancuar nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO) dhe Instituti i Studimeve të Larta Ndërkombëtare dhe të Zhvillimit (GIIDS). Qëllimi i tij është mbështetja e bankave qendrore partnere, të vendeve në tranzicion dhe në zhvillim, për ndërtimin e aftësive analitike dhe teknike, të nevojshme për transmetimin e politikës monetare me eficiencë.
ATSH
/Shqiptarja.com