Banka e Shqipërisë (BSH) do të zhvilloi javën që vjen mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të saj, ku do të diskutojë raportin tremujor të politikës monetare dhe do të marrë në shqyrtim ndryshimin ose jo të normës bazë të interesit për lekun që aktualisht është në nivelin 2 për qind.
Sipas burimeve të BSH-së, gjatë kësaj mbledhjeje, vend kryesor do të zërë edhe diskutimi mbi ecurinë ekonomike dhe sabilitetin e sistemit financiar në Shqipëri.
Banka e Shqipërisë, në misionin e saj, mbetet e angazhuar në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe politika monetare e BSH-së do të jetë e orientuar drejt ruajtjes së qëndrueshmërisë së çmimeve, në përputhje me objektivin e saj.
BSH-ja ben te ditur se, sistemi bankar shqiptar është solid dhe i mirëkapitalizuar për vitin 2014, ekonomia shënoi një rritje me 1.9 % krahasuar me vitin 2013-të, kur ishte 1.5%, ndërsa për vitin 2015 parashikon rritje me tred pozitiv të ekonomisë. /atsh/