BSH: Inflacioni në korrik u rrit
me 0.5%, qytetarët po kursejnë

BSH: Inflacioni në korrik u rrit<br />me 0.5%, qytetarët po kursejnë
Banka e Shqipërisë vendos të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, duke e lënë në 4%. Në konferencë për shtyp, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani vlerëson se kushtet monetare janë të përshtatshme për të përmbushur objektivin e inflacionit afatmesëm.

BSH raporton se inflacioni vjetor 2.7 % këtë muaj është rritur me 0.5 % kundrejt korrikut të vitit të kaluar. “Kjo i dedikohet rritjes së çmimit të mallrave ushqimore të papërpunuar dhe çmimit të mallrave jo ushqimorë për shkak të rritjes së çmimit të naftës..

BSH vëren se “konsumatori karakterizohet nga një sjellje e orientuar nga kursimi dhe investimet vazhdojnë të mbeten të dobëta.”
Ajo nënvizon objektivin se do të vazhdojë përpjekjet për të mbajtur të qëndrueshëm nivelin e borxhit. Ndërkombëtarët deklarojnë se ky borxh nuk duhet të kalojë 60%.

Guvernatori vëren se në tre muajt e dytë të vitit ka pasur një rritje të ngadaltë të aktivitetit ekonomik. “rritja ekonomike parashikohet të jetë nën potencialin e saj për periudhën e ardhme dhe presionet inflacioniste të gjeneruara prej saj priten të jenë të ulëta”

FULLANI OPOZITES: NE INVESTOJME NUK SHPENZOJME
Guvernatori duke iu përgjigjur akuzave të deputetit Erjon Braçe për shpenzime të fryra është përgjigjur se banka nuk shpenzon pro investon
“Ne po investojmë dhe duhet me doemos që të investojmë që punonjëset tonë të mos lëmë orarin e punës dhe të shkojnë në restorante apo të marrin bukën nga shtëpia. Po krijojmë një mensë. BSH nuk bën shpenzime luksi ka krijuar kushtet për një konsolidim të një instiuticoni të pavarur. Ne nuk shpenzojmë por investojëmë”- tha Fullani
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Apeli zbut vendimin për Tiranën, pezullon më shumë se gjysmën e dënimit! Derbi kundër Partizanit me tifozë

Apeli zbut vendimin për Tiranën, pezullon më shumë se gjysmën e dënimit! Derbi kundër Partizanit me tifozë