TIRANE - Kreu i Komisionit parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe i bëri thirrje Kuvendit të marrë masa emergjente për dy anëtarët që qëndrojnë në paligjshmëri në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Bëhet fjalë për Dhori Kulen dhe Petraq Milion, dy anëtarë që bien ndesh me ligjin e Bankës së Shqipërisë i cili ndalon pjesmarrjen në aktivitete politike të bordit drejtues. Konkretisht Milo është anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ndërsa ishte dhe kandidat për drejtues departamenti në zgjedhjet e fundit të PD-së. Ndërsa Kule është anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës i zgjedhur nën siglën e partisë Demokratike.
Sakaq, Komisioni i Ekonomisë miratoi lirimin zyrtarisht nga detyra te Ardian Civicit, ish-anëtarin e BSH të dorëhequr më 9 Shtator të këtij viti, pak muaj pas shpërthimit të skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në Linzë.
Nga mbledhja e kësaj të hënë e Komisionit të Ekonomisë, deputeti socialist Erjon Brace tha se të gjitha institucionet duhet të respektojnë ligjin përsa i përket Bankës së Shqipërisë. Në kushtet kur bordi drejtues i Bankës së Shqipërisë ka mbetur me 5 anëtarë nga 9 që duhen, Brace tha se Kuvendi duhet të nisë dëgjesat me kandidatët për Këshillin Mbikëqyrës. Sipas tij, janë 15 kandidatë për anëtar të Këshillit Mbikqyrës së BSH, ndersa theksoi se jane tejkaluar afatet për zgjedhjen e tyre.
Pak javë më parë Parlamenti çeli procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të bordit drejtues të institucionit më të lartë financiar në vend.
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
74.2%
-
Jo
18.9%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 3222
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edison Ypi: Ik në Mamurras
19 Maj, 15:12
-
Rama: Ditën kur Albin Kurti shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë
19 Maj, 14:48
-
Kremtohet 115-vjetori i bandës frymore ‘Afërdita’, parada në Elbasan mbledh vendas e të huaj
19 Maj, 14:45
-
I ngacmoi seksualisht nipin 9-vjeçar, gruaja denoncon 64 -vjeçarin në Vlorë
19 Maj, 14:39
-
‘Çmendet’ moti në Europë, stuhitë godasin veriun e Italisë dhe Gjermanisë! Gjendje alarmi në 12 rajone të Francës
19 Maj, 14:30
-
Iu bë atentat, kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën
19 Maj, 14:26
-
Me kokainë të fshehur në pako dhuratash, arrestohen 4 shqiptarët në Itali
19 Maj, 14:22
-
‘Veri-Jug’, çfarë duhet të dini për zhvillimin e blegtorisë në kullotat e Kaninës
19 Maj, 14:13
-
‘Veri-Jug’ në stanet e Kaninës, barinjtë rrëfejnë trashëgiminë e një punë prej qindra vjetësh (VIDEO)
19 Maj, 14:10
-
'S'kemi punë në shtëpi', fjalët e fundit të shqiptares para se ish-burri ta qëllonte 15 herë me thikë! E denoncoi më 7 maj: Më ruan me makinë poshtë banesës
19 Maj, 13:59
-
'Duam të dimë kush i ka urdhëruar të na vjedhin', bandat shqiptare të drogës ofrojnë shpërblime deri në 30 mijë paund për kapjen e hajdutëve në 'fermat' e kanabisit
19 Maj, 13:41
-
Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve
19 Maj, 13:26