Banka e Shqipërisë lehtëson politikën monetare, ul normën bazë të interesit me 0.25%! Sjell norma më të ulëta të kredive

Është ulur për herë të dytë brenda këtij viti norma bazë e interesit. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka ulur normën nga 3% në 2.75%, lehtësim i ndërmarrë pas rënies më të shpejtë se pritshmëritë të inflacionit.

Inflacioni i çmimeve të konsumit regjistroi një nivel mesatar prej 2% gjatë tremujorit të tretë, duke shënuar një rënie të lehtë ndaj tremujorit paraardhës. Rënia e inflacionit gjatë kësaj periudhe është diktuar nga rënia e çmimit të naftës dhe rritja më e ngadaltë e çmimit të qirave. Këshilli Mbikëqyrës vëren se balanca e përgjithshme e presioneve afatmesme po afrohet gradualisht drejt objektivit tonë të inflacionit në afatin e mesëm”, tha Sejko.

Ulja e normës bazë të interesit, pritet të reflektohet edhe në norma më të ulta interesi për kreditë e reja që do të japin bankat e nivelit të dytë. Po ashtu një lehtësim i tillë e bën më të ‘lirë’ LEKU-n përballë valutave pasi shtohet paraja në qarkullim. Kjo masë pritet të ndikojë në kursin e këmbimit, forcuar lehtë euron apo dollarin përballë monedhës kombëtare.

Po ashtu Këshilli Mbikëqyrës ka ulur edhe normën bazë të depozitave njëditore nga 2% në 1.75% dhe të kredive njëditore nga 4% në 3.75%.

“Këshilli Mbikëqyrës gjykon se kjo lëvizje do të krijojë kushte monetare më të përshtatshme për të kontrolluar ndikimin që goditjet afatshkurtra të ofertës mund të kenë mbi inflacionin në të ardhmen”, u shpreh Sejko.

Guvernatori tha në konferencë se ulja e normës bazë të interesit, vjen në një kohë kur ekonomia, punësimi e pagat po rriten.

“Ne presim një rritje të mëtejshme, të qëndrueshme e të vazhdueshme të aktivitetit ekonomik, të shoqëruar me rritje të punësimit e të pagave. Në aspektin makroekonomik, trendi pozitiv i rritjes është ndikuar nga bilancet e shëndosha financiare të bizneseve dhe të familjeve, nga rritja e të ardhurave, nga optimizmi për të ardhmen, si dhe nga kushtet e favorshme të financimit”, tha Sejko.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Monedha: 06/11/2024 21:12

    Banka shqiperise nga Lek duket te bleje 1000 ton rezerva ari kjo me siguri balancon kembimin valutor ! Duhet ta beje nje guvernator shume I dobet krahasuar me Belgjike Itali etj

    Përgjigju
  • XXX: 06/11/2024 17:07

    Ik ere legem guvernatoe se e shkateruat kete vend, hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano