BSH mbyll 2024 me normën bazë interesi 2.75%! Sejko: Kemi blerë euro për të stabilizuar kursin e këmbimit! Ka rritje punësimi

BSH mbyll 2024 me normën bazë interesi 2.75%! Sejko: Kemi blerë euro për të stabilizuar kursin e këmbimit! Ka rritje punësimi

Gent Sejko

Tirane- Viti 2024 do të mbyllet me normë interesi 2.75%. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë u vendos të mbahej e pandryshuar norma bazë e interesin, me argumentin se i përgjigjet zhvillimeve aktuale si dhe atyre të pritshme, sa i takon ecurisë ekonomike dhe inflacionit.

“Në skenarin bazë, ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet me ritme të qëndrueshme dhe pranë potencialit, inflacioni pritet të rritet gradualisht drejt objektivit gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa balanca e rreziqeve shfaqet neutrale. Në këtë kontekst, Këshilli Mbikëqyrës gjykoi se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm”, u shpreh Sejko.

Në konferencën e fundit për këtë vit, Sejko bëri edhe një prezantim të situatës ekonomike të vendit.

“Rritja ekonomike vijon të mbështetet nga rritja e të ardhurave të disponueshme, bilancet e shëndetshme financiare të bizneseve dhe familjeve, kushtet e favorshme financiare, si dhe optimizmi për të ardhmen”, tha Sejko.

Guvernatori u ndal edhe tek pagat në sektorin privat.

“Pagat mesatare në sektorin privat u rritën me 5.4% gjatë tremujorit të tretë, duke shënuar një ngadalësim të lehtë krahasuar me tremujorin paraardhës. Ky ngadalësim tregon një lehtësim të presioneve në tregun e punës dhe është premisë për një ecuri më të qëndrueshme të çmimeve dhe të inflacionit në të ardhmen”, tha guvernatori.

Sa i takon kursit të këmbimit Sejko deklaroi se ata kanë shtuar blerjet e euros në treg për të shmangur një zhvlerësim më të fortë.

“Krahasuar me vitin e kaluar, ritmi i mbiçmimit të kursit të këmbimit është zbutur, falë, ndër të tjera, edhe ndërhyrjeve të shtuara të Bankës së Shqipërisë për blerje valute”, tha Sejko.

Viti 2025, theksoi guvernatori do e gjejë ekonominë e vendit në një mjedis pozitiv rritjeje, me inflacion të ulët, sektor bankar të shëndetshëm dhe me zhvillim të konsiderueshëm të sistemeve të pagesave.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s