TIRANE- Sipas publikimit të Bankës së Shqipërisë “Vrojtimi i aktivitetit kreditues Tr.I 2014”, standardet e kredisë dhënë bizneseve nga bankat u shtrënguan gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Por, për tremujorin e dytë të vitit 2014, bankat janë pak më optimiste dhe presin një lehtësim të standardeve të kredisë dhënë bizneseve kryesisht me qëllim financimin e kapitalit qarkullues.
Faktorët që ndikuan në kahun shtrëngues standardet e kredisë për bizneset, gjatë tremujorit të parë, vijojnë të jenë: problemet specifike të sektorit ku zhvillon aktivitetin ndërmarrja; gjendja e huave me probleme në sistemin bankar; situata makroekonomike në vend; dhe më pak, gjendja e konkurrencës në sistem bankar. Kërkesa për kredi vlerësohet në rënie si për ndërmarrjet e mëdha, ashtu dhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Sipas qëllimit të përdorimit, kërkesa është përmirësuar për financimin e kapitalit qarkullues (paga, shpenzime), ndërkohë që vazhdon të vlerësohet në rënie për kreditë për qëllime investimi. Faktorët kryesorë që kanë ndikuar negativisht kërkesën gjatë tremujorit të parë, janë situata aktuale dhe e pritshme makroekonomike në vend, përdorimi i burimeve alternative të financimit dhe ulja e nevojës për financimin e investimeve të reja.
Individët
Në tremujorin e parë të vitit 2014, bankat shprehen për lehtësim të standarteve të kreditimit për kredinë e dhënë për individë, ndonëse në një masë më të vogël krahasuar me tremujorin e kaluar. Sipas qëllimit të përdorimit të kredisë, lehtësimi i kredisë u ndje për kredinë konsumatore, ndërkohë që standardet e kredive me qëllim financimin e blerjes së banesës u shtrënguan në tremujorin në analizë. Kërkesa e individëve për kredi u vlerësua me një rritje të lehtë nga bankat, në tremujorin e parë të vitit 2014. Përqindja neto e bankave që kanë perceptuar rritje të kërkesës së individëve është +0.5 %, në ngadalësim më atë të rezultuar në tremujorin e kaluar +3.7%. Bankat presin rritje të kërkesës në tremujorin e dytë të vitit 2014.
Sipas qëllimit të përdorimit të kredisë, bankat raportojnë kërkesë në rritje për kredinë konsumatore, për të katërtin tremujor rresht, por kërkesë në rënie për kredinë për blerje banese. Balanca e kësaj të fundit shënon nivelin -8.7%, në përkeqësim nga tremujori i kaluar ku balanca shënoi nivelin –2.2%.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com