/ATSH/- Rregullorja e ndryshuar e Bankës së Shqipërisë për trajtimin e kredive të humbura, që ka hyrë në fuqi në fillim të këtij viti, pritet të ndikojë në uljen e shkallës së kredive me probleme në sistemin bankar.
Ndërhyrjet në rregullore synojnë heqjen e pengesave për fshirjen nga bilancet e bankave të kredive të humbura dhe pa shpresë kthimi. Fshirja e tyre do të ulte shkallën e kredive me probleme të bankave dhe do të çlironte kreditimin e ekonomisë. Në fund të nëntorit 2014, vlera e kredive të humbura ishte rreth 70 miliardë lekë ose 500 milionë euro.
Këshilli Mbikëqyrës ndryshoi gjatë vitit 2014 rregulloren "Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja", në dispozitat që përkufizojnë se kur një kredi klasifikohet si e humbur dhe kur ajo duhet fshirë nga bilanci i bankës. Banka e Shqipërisë ka saktësuar se, përveç kushteve të tjera, kredia quhet e humbur pasi banka ka depozituar te përmbaruesi gjyqësor kërkesën për fillimin e procesit të ekzekutimit të detyrueshëm të kolateralit.
Në rastet kur kredia nuk është e siguruar me kolateral, kredia mund të quhet e humbur pasi gjykata ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit. Një përcaktim i ngjashëm ekzistonte edhe në rregulloren e mëparshme, por formulimi ishte më evaziv dhe linte hapësirë për interpretime. Ndryshimi i dytë i rëndësishëm i miratuar nga Banka e Shqipërisë lidhet me kushtet e fshirjes së kredive të humbura nga bilancet.
Rregullorja e mëparshme nuk përcakton afate kohore për fshirjen e kredive të humbura dhe vendimmarrja për këtë i lihet vlerësimit të këshillit drejtues të bankës tregtare. Sipas rregullores së re, kreditë e humbura nuk mund të mbahen në bilance për më shumë se tre vjet, me përjashtim të rasteve të veçanta kur banka mund të argumentojë mundësinë efektive të shlyerjes së kredisë, mbështetur në analizën e gjendjes financiare të kredimarrësit dhe në cilësinë e kolateralit.
Kreditë e humbura përbëjnë gjysmën e vlerës totale të kredive me probleme dhe një fshirje sado e pjesshme e tyre do të sillte një ndikim të ndjeshëm në uljen e nivelit të kredive me probleme
/Shqiptarja.com