BSH: Në “frenim” rritja ekonomike

BSH: Në “frenim” rritja ekonomike
TIRANE - Sipas Bankës së Shqipërisë, kthimi i ekonomisë së vendit në ritmet e rritjes së para vitit 2008, prej mesatarisht 6% në vit, duket i largët. Zhvillimet në ekonominë e huaj jo të favorshme; dinamika më e ngadaltë e rritjes së eksporteve vendase, kushtet e huaja të financimit, që mbeten të shtrënguara, janë disa nga faktorët që do të frenojnë rritjen ekonomike.

Ekonomia shqiptare pritet që të rritet nën kapacitet e saj, jo vetëm për vitin 2013, por edhe në një periudhë afatmesme, ndërkohë që çmimet pritet të jenë të ulëta, sipas ekspertëve të Bankës së Shqipërisë, të cilët janë shprehur gjatë prezantimit të raportit të politikës monetare për tremujorin e parë të këtij viti.

Ritmet e rritjes së kredisë janë ngadalësuar ndjeshëm gjatë muajve të parë të këtij viti, pohuan ekspertët e Bankës së Shqipërisë, duke u zgjeruar me vetëm 1.7% me bazë vjetore për periudhën janar-shkurt. Arsyeja kryesore, sipas tyre, lidhet me kërkesën e dobët nga bizneset e konsumatorët, por edhe nga sjellja e bankave, të cilat kanë shtrënguar standardet e kredidhënies.

BSH pret një rritje të ulëta ekonomike edhe për vitin 2013, ku parashikohet një kontribut pozitiv nga eksportet neto dhe sjellja fiskale, ndërkohë që konsumi dhe investimet private do të vazhdojnë të jenë të dobëta. “Hendeku negativ i prodhimit do të vazhdojë edhe kjo do të ushtrojë më pak presion tek çmimet,” pohuan ekspertët e BSH-së. Inflacioni pritet të luhatet në nivelet midis 0.6-3.6%.

Sipas BSH, punësimi në ekonominë shqiptare gjatë viteve të fundit është në stanjacion. Banka e Shqipërisë vlerëson se “ngecja” e treguesit të papunësisë pranë nivelit 13% është një tregues se ekonomia shqiptare është më pak e aftë të prodhojë rritje dhe punësim, si rezultat i efekteve në rritje të krizës në ekonomi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqitarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë