TIRANE- Guvernatori i BSH Ardian Fullani ka ngarkuar pesë anëtarët e Këshillit Mbikqyrës për të verifikuar raportet e auditëve dhe situatën e zbatimit të rregullave të brendshme. Skandali i vjedhjes së Bankës së Shqipërisë si dhe problemet që dolën pas hetimeve me zbatimin e rregulloreve të brendshme, duket se e kanë detyruar guvernatorin Fullani që tu japë detyrë anëtarëve të këshillit të bëjnë më parë analizë të posaçme e më pas të diskutohet dhe në prezencë të tij.
Pas propozimit të Fullanit në mbledhjen e 31 korrikut 7 anëtarët e Këshillit Mbikqyrës miratuan ngritjen e komitetit të auditimit, në të cilin vetëm Fullani dhe zëvendësguvernatorja Elisabeta Gjoni nuk do të jenë pjesë. Kështu që nga këshilli aktual, i cili ka dy anëtarë mangut, pesë të tjerët do të jenë dhe këshilltarë të Fullanit përsa i përket vërtetësisë së raporteve financiare të BSH.
/Shqiptarja.com

VIDEO