BSH: Norma bazë e interesit
mund të ndryshojë

BSH: Norma bazë e interesit<br />mund të ndryshojë
TIRANE- Ekspertët e ekonomisë gjykojnë se, norma e interesit për lekun mund të ulet sërish, në rast se ekonomia shqiptare vijon të rritet me ritme të ngadalëta, nën potencialet e saj, raporton atsh.

Banka e Shqipërisë do të zhvillojë këtë javë mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës ku do të diskutojë raportin e Politikës Monetare për 6-mujorin e parë të vitit 2012 dhe padyshim vendimi për nivelin e normës bazë të interesit për lekun, është një nga çështjet kryesore të këtij raporti.

Ekspertët bankar shprehen se Banka e Shqipërisë është gjithnjë e kujdesshme në ndërhyrjet e saj, për të mos krijuar lëvizje të fora në 'tregun' e politikave monetare.
Burime nga BSH-ja bëjnë të ditur se, në axhendën e punimeve të Këshillit Mbikqyrës është parashikuar të diskutohet informacioni për zhvillimet monetare dhe tregtinë e mallrave në muajin maj të vitit 2012, si dhe për ecurinë e administrimit të rezervës valutore gjatë muajit qershor të vitit 2012.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK në Elbasan/ Detaje të reja, kontrolle edhe në banesat e dy ish-prokurorëve

Operacioni i SPAK në Elbasan/ Detaje të reja, kontrolle edhe në banesat e dy ish-prokurorëve