BSH: Norma bazë e interesit
3,5%, stimuli më i mirë ekonomik

BSH: Norma bazë e interesit<br />3,5%, stimuli më i mirë ekonomik
TIRANË - Banka e Shqipërisë vendos të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit 3,5%. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i BSH, Ardian Fullani para gazetarëve në një konferencë për shtyp.

"BSH në një spectrum 360 gradë, duke e vlerësuar situatën si të pavarur dhe me largpamësi vendos që sot për kushtet që janë, bazuar mbi kërkesën e brendshme, mendojmë se stimuli më i mirë është të qëndrojmë në këtë nivel. Jemi shumë afër bankës zero, dmth stimuli është dhënë dhe me shumicë. Duke dhënë politikën e së ardhmes, që do qëndrojmë në nivele të ulëta dhe kjo është më mirë për vendin", shpjegoi Fullani.
 
Ai shtoi se parashikimet kushtëzojnë ruajtjen e natyrës stimuluese të politikës monetare. Banka do vazhdojë të furnizojë sistemin banker me gjithë likuiditetin e nevojshëm.

PRESIM RRITJE MË TË MIRË EKONOMIKE VITIN E ARDHSHËM
"Stimuli i Bankës ka qenë global, jo vetëm monetar, por në makro-prudencë dhe presim që ky stimul të realizohet. Presim një rritje ekonomike më të mirë vitin e ardhshëm. Duam të japim stimujt më të nevojshëm pozitiv për të rritur kredibilitetin e vendit, për të nxjerrë në pah gjithë potencialin tonë në tregun e brendshëm dhe të jashtëm, që të krijojmë premisat për ekonomi të qëndrureshme", tha Fullani. "Presionet inflacioniste nga presioni real i ekonomisë janë dhe do mbeten të ulëta. Këto e mbajnë stimuluese politikën monetare. Stimuli me normën e ulët bazë krijon atë që duam mbi inflacionin", shtoi më tej ai. 

EKONOMIA U NGADALËSUA NGA 1.1% NË 1,5%
Fullani ka ripërsëritur si edhe tremujorin e kaluar, se "ekonomia, e karakterizuar nga ritme të ulëta ekonomie, u ngadalësua me 1,1 përqind në tremujorin e dytë dhe ka qenë e dobët edhe në tremujorin e tretë me prirje ngadalësuese edhe në tremujorin e tretë: 1,5 për qind". Kreu i Bankës së Shqipërisë ka theksuar shkaqet si: konsumi dhe ecuria e dobët e privatit, pasiguria e agjentëve privatë mbi të ardhmen, që është reflektuar në gatishmëri të ulët për kredi bankare, si dhe politika konservatore e sistemit banker dhe niveli i ulët i kreditimit. Fullani theksoi se rritja ekonomike në tremujorin e dytë u mbështet nga kërkesa e sektorit publik, ndërsa sektorët e tjerë të dobët. Shpenzimet konsumatore nuk dhanë kontribut në ecurinë e vendit, i cili vijon të ndikohet nga pasiguria e lartë dhe mundësitë e dobëta të investimit. Investimet private kanë mbetur të ulëta prej politikës së kreditimit të bankave. Tipare stimuluese edhe në kahun e shpenzimeve dhe të ardhurave.
 
STABILITETI MAKRO-EKONOMIK ËSHTË RUAJTUR

"Pavarësisht këtij konteksti stabiliteti makro-ekonomik është ruajtur, duke treguar një perceptim të mirë. Sistemi bankar është i shëndetshëm, i mirëkapitalizuar dhe me likuditetin e nevojshëm megjithë problemet e lidhura me cilësinë e kredisë", tha Fullani.  Ai ka shpjeguar se niveli i ulët i inflacionit dhe veçanërisht i komponentit afatgjatë tregon për praninë e hendekut të prodhimit. Dobësia e kërkesës së brendshme kushtëzon ruajtjen e nivelit të ulët të inflacionit".

SHPENZIMET U RRITËN ME 8,3%, TË ARDHURAT U ULËN ME 4%
"Shpenzimet buxhetore janë rritur me 8,3%, të ardhurat kanë shënuar rënie vjetore prej 4%. Kjo ecuri e të ardhurave dhe shpenzimeve sjell deficit 1,25 herë më të lartë se vitin e kaluar, pjesa më e madhe e të cilit është përballuar me instrument financiar.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Të rinjtë nga Gostivari në Tiranë për Paradën e shqiptarëve

Të rinjtë nga Gostivari në Tiranë për Paradën e shqiptarëve