Harapash i Labërisë me mish dhe mëlçi qengji
Përbërësit:
- 2 filxhanë çaji me miell misri
- 1 tas mesatar me mëlçi qengji
- Pak tul mish qengji
- 1 kokërr qepë mesatare
- 2-3 lugë gjalpë i freskët
- 5-6 filxhanë çaji lëng nga mëlçitë
- Nenexhik të freskët ose të thatë
- Kripë, piper sipas shijes
Përgatitja:
Vendosim mëlçitë në ujë të vluar, ndërkohë vendosim dhe mishin të ziejë. Më pas në një tigan kaurdisim mëlçitë e prera në kubikë, ndërsa mishin e vendosim në pjekje në furrë. Në vijim, në një tigan kaurdisim qepën e grirë hollë me pak gjalpë të freskët. Shtojmë mëlçitë dhe nenexhikun e grirë hollë, i kaurdisim për pak minuta duke shtuar më pas lëngun e të brendshmeve. Sapo lëngu të nisë të ziejë shtojmë miellin e misrit. E lëmë harapashin të zjejë derisa të trashet pak dhe të shkëputet lehtë nga anët e tenxheres. E servirim menjëherë të ngrohtë duke vendosur sipër mishin e pjekur.