Vrasja e Martin Canit/ Policia reagon sërish: Mos hidhni më dyshime të pabaza, s’ka autor të dytë! Po synohet nxitja e pasigurisë te qytetarët

Tiranë-  E gjithë dinamika e sherrit të ndodhur më 18 nëntor, që i mori jetën 14-vjeçarit Martin Cani në një rrugicë vetëm 200 metra larg shkollës “Fan Noli”, dhe la të plagosur shokun e tij bashkëmoshatar, është e regjistruar me pamje filmike nga kamera të sigurisë, thotë policia e shtetit, e cila thekson se për shkak të sekretit hetimor, nuk është momenti për t’i bërë ato publike.

Në një reagim të përsëritur, mbështetur mbi prova të pakontestueshme siç thuhet në njoftimin e sotëm zyrtar, Policia insiston se sherri që i mori jetën nga goditja me thikë Martinit të vogël, ka pas vetëm një autor, dhe jo dy persona të dyshuar.

Këtë pretendim e ngriti në një intervistë televizive, babai i shokut të plagosur të Martinit, se djali i tij mund të jetë goditur nga thika të ndryshme nga 2 persona. Por Policia thotë se i dyshuari është vetëm një, 14-vjeçari ndaj të cilit Gjykata caktoi masë arresti në burg, e që tashmë ndodhet në institucionin e të miturve në Kavajë.

Autori i dyshuar i vrasjes – thotë policia -  është goditur dhe shtrirë përtokë nga Martin Cani dhe shoku i tij, nxënës i një shkolle në Sauk, të cilin 14-vjeçari e thirri për mbështetje pasi mbaroi mësimin. I mituri i dyshuar ka reaguar duke qëlluar me thikë – sqaron zyrtarisht policia – duke shtuar se nga dëshmitë e personave te pranishëm në konflikt, po edhe nga tërësia e provave të administruara nuk rezulton që shoku i autorit, të cilin babai i të plagosurit e akuzon si autor të dytë, të ketë gjuajtur me thikë djalin e tij, teksa bashkë me Martinin ishin mbi trupin e shtrirë përtokë të autorit.

Në reagimin publik, Policia e Shtetit thotë se autori i dytë i ngjarjes është sajuar.

“Një sërë burimesh të hapura u angazhuan fort dhe vazhdojnë të dezinformojnë opinionin publik lidhur me autorësinë e ngjarjes. Kjo qasje shpërfillëse ndaj të vërtetës dhe lojë e pajustifikueshme me ndjenjat e publikut, e cila me qëllim apo me mungesë ndërgjegjeje të theksuar politike ose profesionale nga aktorët e medias, nxit pasiguri e mosbesim ndaj Policisë së Shtetit, duhet të ndalet”.

Edhe ministri i Brendshëm në një reagim të tij bëri thirrje që të ndalohej ajo që e quajti 'histeri dizinformuese'

Autori i dyshuar mbeti edhe vetë i plagosur në parakrah me thikën e cila u gjet brenda një çante shkolle hedhur mbi tarracën e një godine të braktisur jo shumë larg “Fan Nolit. 

Përplasjet e para mes Martinit dhe autorit të dyshuar kishin nisur që në ambientet e shkollës “Fan Noli”, ku të dy mësonin, për motive krejt banale, pse më sheh e pse më shan. Megjithë ndërhyrjen modeste të oficeres së sigurisë e cila u mjaftua vetëm me fjalët e të miturve se e zgjidhën problemin, nuk u njoftuan prindërit e dy 14-vjeçarëve dhe as instanca më të larta të shkollës, që mund të kishin parandaluar ngjarjen tragjike që pasoi vetëm pak më tutje shkollës.

I mituri që babai i të plagosurit akuzoi si autor të dytë, përveç dëshmisë së parë pas ngjarjes, pas akuzave publike, u dorëzua sërish në polici nga i ati i tij, për tu vënë në dispozicion të hetimeve.

Krimi i rëndë ndodhi ditën e hënë (18 nëntor) në kryeqytet, kurse sherri mes të miturve raportohet se kishte nisur prej ditës së premte. Ndërkohë më 22 nëntor, ditën që u dha masa e sigurisë për të dyshuarin, policia gjeti e thikën e hedhur bashkë me çantën pranë ATSH-së dhe Gjykatës së Apelit Tiranë. Ngjarja ka krijuar indinjatë qytetare dhe sensibilizim për protesta paqësore, me qëllim rritjen e sigurisë në shkolla.

Të përfshirët në sherr
Martin Cani – Nxënës i shkollës “Fan Noli”
Autori i dyshuar – Nxënës i shkollës “Fan Noli”
Shoku i autorit të dyshuar – Nxënës i shkollës Fan Noli
Shoku i plagosur i Martin Canit – Nxënës në Sauk

Reagimi i policise:
Policia e Shtetit shpreh indinjatë për keqtrajtimin publik që kulmoi me lajmin e rremë të pranisë së një autori të dytë me thikë, në vrasjen tragjike të ngjarjen e datës 18.11.2024, ku humbi jetën nxënësi 14-vjeçar M. C.

Pavarësisht komunikatave të Policisë së Shtetit, të cilat nuk janë lajme portalesh po informacion për publikun me përgjegjësi të plotë ligjore, një sërë burimesh të hapura u angazhuan fort dhe vazhdojnë të dizinformojnë opinionin publik lidhur me autorësinë e ngjarjes. 

Kjo qasje shpërfillëse ndaj të vërtetës dhe lojë e pajustifikueshme me ndjenjat e publikut, e cila me qëllim apo me mungesë ndërgjegjeje të theksuar politike ose profesionale nga aktorët e medias, nxit pasiguri e mosbesim ndaj Policisë së Shtetit, duhet të ndalet.

Nga veprimet hetimore të deritanishme të kryera në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, veprime te cilat janë të bazuara në prova të pakontestueshme për ngjarjen tragjike dhe autorësinë e saj, rezulton se kemi të bëjmë vetëm me një autor, përshkruar edhe në komunikatat e Policisë së Shtetit dhe e regjistruar në materialin filmik të ngjarjes, të cilin ligji na ndalon ta publikojmë për shkak të sekretit hetimor.

Autori i vrasjes është goditur dhe shtrirë përtokë nga viktima dhe shoku i këtij të fundit. Ai ka reaguar duke qëlluar me thikë, ndërkohë nga dëshmitë e personave te pranishëm në konflikt, po edhe nga tërësia e provave të administruara nuk rezulton që shoku i autorit të ketë gjuajtur me thikë shokun e viktimës, ndërkohë që ky së bashku me viktimën ishin mbi trupin e shtrirë përtokë të autorit. 

Nga veprimet hetimore dhe proceduriale në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nga momenti që ka filluar ngjarja dhe në vijim të hetimeve, nuk ekziston autori i dytë i ngjarjes që është sajuar duke hedhur dyshime të ulëta mbi vërtetësinë e komunikatave të Policisë së Shtetit. 
Grupi i posaçëm hetimor po punon pa orar për të bërë dokumentimin përfundimtar ligjor të ngjarjes. Policia e Shtetit u bën thirrje publikisht të gjitha burimeve të informimit publik të mos vazhdojnë të hedhin dyshime të pabaza mbi këtë ngjarje tragjike. Nga ana tjetër Policia e Shtetit e siguron me përgjegjësi të plotë institucionale dhe ligjore opinionin publik se çdo version tjetër i ngjarjes në fjalë është i gënjeshtërt.

Policia e Shtetit bën me dije publikun se në çdo rast do të vazhdojë të informojë sipas të dhënave, provave dhe fakteve të përfituara nga grupi hetimor në këtë rast dhe në çdo rast, gjithmonë duke ruajtur sekretin hetimor dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë në këtë rast dhe kudo tjetër në çdo rast".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:10
Vrasja e Martin Canit, reagon dhe ministri i Brendshëm, Hoxha: Ndalni fushatën e dezinformimit, mos helmoni publikun! Mbështes deklaratën e Policisë

1731586610_ervinhoxha.jpg

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, mbështeti sot (28 Nëntor), deklaratën e Policisë së Shtetit në lidhje me situatën e krijuar nga faktorë të ndryshëm, përfshi edhe ai mediatik, për të krijuar pasiguri të qytetarët dhe lajmin e rremë se në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani më 18 Nëntor, ka më shumë se një autor të përfshirë në krim.

Hoxha shprehet në reagimin e tij në rrjetin social Facebook se “e mbështet plotësisht deklaratën e Policisë së Shtetit” dhe i “bashkohej thirrjes ndaj mediave për të ndalur fushatën e dezinformimit”, duke kujtuar edhe rastin e Pogradecit, ku “u helmua opinioni publik”. Madje e konfirmon faktin se nuk ka autor të dytë, duke marrë përgjegjësi politike dhe ligjore.

"Konfirmoj edhe me përgjegjësinë time politike dhe ligjore vërtetësinë e komunikatave të Policisë së Shtetit mbi dinamikën e kësaj ngjarjeje. Tymnaja mbi ekzistencën e një autori të dytë, i cili paska goditur me një tjetër thikë viktimën është prodhim i papërgjegjshmërisë mediatike, që s’ka asnjë lidhje me të vërtetën dhe me interesin publik. Fatkeqësisht disa ekrane dhe portale, si edhe të zakonshmit e këtyre rasteve në tribunën e politikës apo të maskuar si qëndrestarë të pavarur rrugëve qorre të luftës për pushtet, po përsërisin atë që bënë me ngjarjen e Pogradecit", shkruan Hoxha. 

Ministri thekson më tej duke ngritur dyshimet se kjo bëhet për një "lojë politike për pushtet", se për fat të mirë "ngjarja është e filmuar nga një kamera", duke e nxjerrë bllof këtë faktor dezinformues.

Reagim i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha në rrjetet sociale:

“Mbështes plotësisht në frymë dhe në gërmë deklaratën e sotme të Policisë së Shtetit dhe i bashkohem thirrjes për mediat, që të ndalin valën e dizinformimit mbi autorësinë e vrasjes së nxënësit të shkollës "Fan Noli" dhe në përgjithësi mbi komunikatat e Policisë së Shtetit, siç bënë edhe në rastin e Pogradecit duke helmuar opinionin publik. 

Konfirmoj edhe me përgjegjësinë time politike dhe ligjore vërtetësinë e komunikatave të Policisë së Shtetit mbi dinamikën e kësaj ngjarjeje. 

Tymnaja mbi ekzistencën e një autori të dytë, i cili paska goditur me një tjetër thikë viktimën është prodhim i papërgjegjshmërisë mediatike, që s’ka asnjë lidhje me të vërtetën dhe me interesin publik.

Fatkeqësisht disa ekrane dhe portale, si edhe të zakonshmit e këtyre rasteve në tribunën e politikës apo të maskuar si qëndrestarë të pavarur rrugëve qorre të luftës për pushtet, po përsërisin atë që bënë me ngjarjen e Pogradecit. 

Por fatmirësisht në këtë rast, ngjarja është e regjistruar nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë qartë bllofin e madh të politizimit apo tregtimit mediatik të vdekjes. 

Konstatoj se përpjekja për të shfrytëzuar politikisht dhe mediatikisht situata të tilla, rritet bashkë me të dhënat pozitive të punës së policisë. 

Histeria dizinformuese mesa duket motivohet nga rënia e përvitshme e numrit të vrasjeve dhe kur ndodh një tragjedi e tillë, të zakonshmit hidhen përpjetë sapo u vjen rasti! Sidoqoftë, e vërteta është e qartë si drita e diellit në komunikatat e Policisë së Shtetit, jo në lojën politike apo mediatike me vdekjen të atyre që ky popull ua ka marrë dorën prej kohësh”. 

A.Q/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dea: 28/11/2024 15:00

    Sa here keni dal ne dekrata per shtyp per te pergenjeshtuar aq here ka dale e kunderta juaj. Jeni vec kriminele qe ne nje menyre apo tjeter mbani gjithmone ktahin e me te fortit. Drejtesi per Martinin e Luisin

    Përgjigju
  • Minister bej punen tende: 28/11/2024 13:55

    Minister nese idiotet dhe paranjonaket ne media shpifin apo deziformojne publikun per te nxitur urretje apo dhune eshte shkelje ligjore dhe si autoritet qe jeni duhet te zbatoni ligjin dhe ti nxirrni para gjykates. Ti nuk je psikolog te merresh me paranojen dhe budalleku njerezore.

    Përgjigju
    • Beni: 28/11/2024 20:36

      Për ministër bëj punën tënde ti qenke kokrra e k…. Mor të keqen plaku ty pse mos të shkojë të kurohet jashtë ai fakiri si se kuptoni që agresori ose prindët e tij janë të fortë dhe po manipulpjnë çdo gjë ju keni marrë fund po tërhiqeni zvarrë po se kuptoni.

    • Lushka: 28/11/2024 15:45

      Nje minister totalisht I pa after ne cdo vendimmarrje. As ne konferenca shtypi nuk di me artkulur nje komunikim per shtypur. Figure e paster. Po vendos nje me njolle te zeze vetme ta liroj kete vend nga mostrat qe fryhen portalet cdo dit. Nje katastrof ky vend. Kur do e beni o zoti Soros Kur do behet Shqiperia!?

  • Lani: 28/11/2024 13:53

    O polici e korruptuar qe fshihni ate kopilin e vllait land bejkos qe esht ke bkh

    Përgjigju
  • Drejtesi per Martinin: 28/11/2024 12:40

    Ju policia, jeni plehra perfundimisht. Ishte i qarte perfundimi juaj qe kur e keni fshehur per nje jave te plote emrin e atij krimenelit te vogel, qe kur e mbajter nje jave kriminelin tjeter ne spital e benit presion mjekut per eprikrizen. Filmimet nuk publikohen per sekret hetimor???? Po ju e femijet tuaj jeni rrace e ndyre, bashkepunetore me krimin. Uroj ta provoni te keqen ne menyren me te eger, te femijet tuaj!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë/ Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 16 mijë euro të padeklaruara, nën hetim 47-vjeçari

Kakavijë/ Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 16 mijë euro të padeklaruara, nën hetim 47-vjeçari