BSH: Norma bazë e interesit
mbetet 3. 75 %, inflacioni 2.7 %

BSH: Norma bazë e interesit<br />mbetet 3. 75 %, inflacioni 2.7 %
TIRANE-  Banka e Shqipërisë njoftoi se mban të pandryshuar normën e interesit në nivelin minimal historik prej 3.75 përqindësh. Gjatë konferencës për shtyp, të mbajtur sot, pas mbledhjes së rradhës të Bordit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, guvernatori Ardian Fullani theksoi sërish se ekonomia po vazhdon që të rritet nën potencial, ndërkohë që bankat vijojnë që të mbajnë standardet e kreditimit të shtrënguara. Komente në këtë frymë Banka ka të paktën dy vjet që i bën, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të rritin konsumin, ndërkohë që bankave të nivelit të dytë u ka sugjeruar që të rritin më me guzim kreditimin, pavarësisht nga niveli rekord i borxheve të tyre të këqia
.
Një muaj më parë, Banka e Shqipërisë uli normën e interesit në nivel minimal historik prej 3.75%, duke vijuar politikën lehtësuese monetare që ka qenë pranishme gjatë gjithë vitit 2012. Megjithatë, kjo politikë ka ndikuar pak në nxitjen e kreditimit, i cili gjatë 2012-s shënoi rritjen më të ulët vjetore të dekadës, me vetëm 2%, pasi faktorë të tjerë, përveç normës së interesit frenuan bankat të japin hua, si ekonomia e dobët e vendit dhe rritja e kredive me probleme, që i është afruar nivelit prej 23%.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Policia u kërkon të zhbllokojnë rrugën, Bardhi debat: E drejtë që garantohet nga Kushtetuta

Protesta e PD/ Policia u kërkon të zhbllokojnë rrugën, Bardhi debat: E drejtë që garantohet nga Kushtetuta