BSH: Nuk ka 20 lekësha të
falsifikuara, ndryshon metali 

BSH: Nuk ka 20 lekësha të<br />falsifikuara, ndryshon metali 
TIRANË - Zyrtarë të Bankës së Shqipërisë kanë sqaruar se shqetësimet, e ngritura kohët e fundit, madje edhe në media, për qarkullimin e monedhave 20-lekëshe të falsifikuara, nuk rezultojnë të bazuara. Kjo është verifikuar edhe nga organet e specializuara të Policisë së Shtetit, theksojnë ata, duke shtuar se nuk rezulton qarkullimi në treg i monedhave të falsifikuara.

Aktualisht, është hedhur në qarkullim një seri e re monedhash me këtë prerje, duke filluar nga fundi i qershorit, emetim i vitit 2012. Monedhat e reja ndryshojnë nga lënda e parë, që kalon, nga aliazh me përbërje bakri, alumini e nikeli, në çelik të veshur. 


Banka e Shqipërisë sqaron se monedhat e reja kanë më shumë shkëlqim se të vjetrat, duke qenë se sapo janë prodhuar dhe mund të krijojnë dyshime, krahasuar me të vjetrat që kanë qenë në kontakt me agjentët e ndryshëm për shumë vite.

Gjithashtu, edhe konturi rrethues i kësaj prerjeje është lehtësisht më i gjerë në pjesën e brendshme të saj, pa ndryshuar diametrin apo trashësinë e monedhës, që i jep monedhës më tepër kontrast. 

Sipas BSH, nga viti 1992 e deri sot për prerjen e monedhës metalike 20 lekë, me kurs ligjor, nuk ka pasur asnjë rast falsifikimi. Vlera e ulët nominale e monedhës nuk do të justifikonte koston e falsifikimit dhe rrezikun e konsumimit të një vepre penale për keqbërësit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë