TIRANE - Banka Shqipërisë dhe Avokatura e Shtetit ka bërë padi civile ndaj tre pandehurve kryesorë në vjedhjen e thesarit të BSH, Ardian Bitrajt, Mimoza Bruzias dhe Kleves Bejtjat. Padia konsiston në kthimin e parave të vjedhura nga Banka e Shqipërisë, e cila rezulton të jetë 713 milionë Lekë.
Gjykata shtyn seancen ndaj Bitrajt, Bruzise dhe Bejtjat
Gjykata e Tiranës ka shtyrë për të enjten tjetër seancën ndaj tre të pandehurve kryesor të vjedhjes së Thesarit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Bitrajt, Mimoza Bruzias dhe Kleves Bejtjat. Mësohet se shkak për shtyerjen e seancës gjyqësore është bërë mos paraqitja e të pandehurës Mimoza Bruzia dhe as e avokatit të saj.
Të tre të pandehurve akuzohen për “Vjedhjen e bankave dhe arkave të kursimit” kryer kjo në bashkëpunim, akuzë që i rrezikon një dënim prej 15 vite burg. I vetmi nga personat që ka pranuar akuzën e vjedhjes së bankës ka qenë Ardian Bitraj, ndërkohë gjatë marrjes në pyetje Mimoza Bruzia ka deklaruar se nuk ka vjedhur asnjë lek nga thesari i Bankës së Shqipërisë.
Mimoza Bruzia ka treguar se vjedhjen e 40 milionëve e kishte pikasur që në vitin 2010, por nuk kishte treguar për shkak se i pandehuri tjetër Ardian Bitraj, i kishte kërkuar që të mos e bënte një gjë të tillë. Sipas dëshmisë së saj, shpesh herë Bitraj i bënte presion që të mos tregonte, ndërkohë ka shtuar se që nga koha e konstatimit të mungesës së 40 milionë lekëve, e në vazhdim ajo ka qenë mjaft e tensionuar. Bruzia është shprehur se është e pafajshme dhe se nuk ka vjedhur asnjë lek nga Banka e Shqipërisë.
Nipi i Bitraj
Mes personave që do dërgohen në gjykatë si të pandehur është dhe nipi i Ardian Bitraj, Kleves Bejtja. Ashtu si Mimoza Bruzia, edhe Bejtja pretendon se nuk ka qenë pjesëmarrës në vjedhjen e bankës. Ai ka pohuar se ka shkuar me automjet në Thesarin e Shtetit, për të marrë me makinë dajën e tij, dhe se s’ka pasur informacion se daja vidhte lekët në thesar.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com