TIRANE - Në Shqipëri pagat po shënojnë ulje që nga fillimi i vitit 2012. Sipas Bankës së Shqipërisë, pagat në ekonomi janë tkurrur përsëri gjatë tremujorit të parë të vitit 2013, duke vijuar kështu tendencën e vërejtur në vitin 2012.
Në tremujorin e katërt 2012 treguesi i pagës mesatare në ekonomi kishte vazhduar të ndjekë trendin rënës të nisur në fillim të vitit, kur ajo u tkurr për herë të parë që nga fundi i vitit 2006.
E deflatuar me indeksin e çmimeve të konsumit, paga mesatare në ekonomi, gjithnjë sipas bankës qendrore, regjistroi rënie vjetore reale me 6.5%. Por jo të gjithë sektorët e kanë përjetësuar njësoj këtë situatë.
Kështu, në sektorin shtetëror, paga mesatare u rrit me 4.8% në terma realë vjetorë. Indeksi i punësimit në sektorët prodhues u ul me 3.8%. Me një tkurrje vjetore prej rreth 11%, ndërtimi pati rënien më të thellë në punësim ndër sektorët prodhues.
Ndërkohë, punësimi në sektorin e tregtisë regjistroi rritjen më të lartë ndër sektorët e shërbimeve, me 19.9%, në krahasim me një vit më parë. Megjithatë, edhe në këtë sektor rritja u shoqërua me rënie të ndjeshme të pagës.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com