TIRANE- Treguesi i besimit te biznesit në ekonominë shqiptare po kthen pozitivisht. Për herë të parë që nga viti 2010, treguesi i ndjesisë ekonomike, i llogaritur nga Banka e Shqipërisë, është ngjitur mbi mesataren historike. Ai u përmirësua për të pestin tremujor rresht, duke u rritur me 1.6 pikë në tremujorin e katërt të vitit 2014. Rritja në këtë tremujor u përcaktua nga rritja e besimit në sektorët e ndërtimit, të shërbimeve dhe të tregtisë. Në të kundërt, rënia e besimit në sektorin e industrisë dhe rënia e besimit të konsumatorëve dhanë kontribut negativ në treguesin e agreguar.
Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve vijoi përmirësimin, duke u rritur me 2.3 pikë përqindje në tremujorin e katërt. Bizneset e këtij sektori u shprehen optimistë për kërkesën dhe gjendjen financiare, ndërsa nga ana tjetër, bizneset janë më pak optimiste për gjendjen në përgjithësi të biznesit.
/Shqiptarja.com