TIRANE- Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mos ndryshojë normën bazë të interesit duke e mbajtur atë në nivelin 4%. Kjo u bë e ditur sot nga guvernatori Ardian Fullani i cili gjatë një konference për shtyp tha se ”një nivel i tillë siguron stimul monetar të përshtatshëm”.
Guvernatori Fullani tha se stabiliteti financiar është i kënaqshëm ndërsa pohoi se mesatarja vjetore e inflacionit është rreth 2.7%, me një rritje graduale gjatë vitit për shkak të çmimeve të mallrave jo-ushqimore.
Fullani i kërkoi sektorit privat bankar që të tregohet më fleksibël përsa i përket kreditimit, duke shtuar se kjo do të ndihmonte në krijimin e një klime mirëbesimi.
Fullani tha se niveli i konsumit mbetet i ulët. Gjatë konferencës për shtyp, TvA1Report pyeti guvernatorin se përse nuk u pranua kërkesa e Konfindustrisë për të ulur më tej normën e interesit me qëllim stimulimin e konsumit u përgjigj se “ulja e normës bazë të interesit është ekskluzivitet i Këshillit Mbikqyrës të BSH-së”
Sipas guvernatorit Fullani rritja ekonomike përsa i përket 3-mujorit të dytë është në 2% ku sektorët më pozitivë janë bujqësia dhe industria, ndërsa ndërtimi ka pësuar rënie.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com