/ATSH/- Internet banking është një ndër shërbimet bankare që po rritet më shpejtësi në vendin tonë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në vitin 2014 volumi i transaksioneve bankare u rrit me 64% për një shumë totale veprimesh prej 164.5 miliardë lekësh.
Ndërsa numri i llogarive bankare të aksesueshme përmes internetit u rrit me 28% kundrejt një viti më parë.
Përdorimi në rritje i teknologjisë po shton gjithnjë e më shumë përdoruesit të shfrytëzojnë e-bankingun jo vetëm si shërbim informues për gjendjen e llogarive të tyre, por edhe për shërbime të tjera bankare. Aplikimi i komisione të uëlta ose zero për përdorimin e internet banking po rrit përdorimin e tij nga klientet.