BSH: Shtrëngohen kushtet për
marrjen e kredive, rritet kërkesa

BSH: Shtrëngohen kushtet për<br />marrjen e kredive, rritet kërkesa
TIRANE- Standardet e kredive të dhëna për bizneset u shtrënguan për 3-mujorin e katërt të vitit 2013. Kjo tregon se kërkesat që duheshin plotësuar nga bizneset për të marrë kredi në banka ishin bërë më të rrepta. Përsa u përket standardeve të kredive dhënë për individët, gjatë 3-mujorit të tretë ato u lehtësuar. Kjo do të thotë se për individët, këkesat që duheshin plotësuar për të marrë kredi nga bankat, ishin më pak të rrepta se më parë. Këto janë rezultatet e të dhënave të Bankës së Shqipërisë nga vrojtimi i aktivitetit kreditues të bankave. Për 3-mujorin e parë të vitit 2014, pritet që të ketë një lehtësim të standardeve të kredisë që u jepet qoftë individëve, qoftë bizneseve.

Sipërmarrjet
Në bazë të rezultave të bankave të ankeutara, për sa i përket standardeve të kredidhënies për bizneset, rezultoi se këto standarde u shtrënguan. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë 3-mujorit të katërt shtrëngimi i standardeve të kredisë për bizneset regjistroi nivelin -6.4%, ndërkohë që një 3-mujor më parë kishte shënuar nivelin 0%. Faktorët që ndikuan për këtë shtrëngim, raportohen të jenë problemet specifike të sektorit ku operon biznesi, gjendja e huave me probleme në sistemin bankar dhe situata makroekonomike në vend.

Sipas Bankës së Shqipërisë këto faktorë kanë pësuar një rritje gjatë 3-mujorit të katërt të vitit 2013. Duhet thënë se të dhënat tregojnë se standardet për dhënien e kredive janë shtrënguar në të njëjtin nivel si për ndërmarrjet e mëdha, ashtu edhe për ato të vogla. Për sa i përket qëllimit të përdorimit të kredisë, standardet u shtrënguan vetëm për kreditë me qëllim investimi (niveli rezultoi -5.1%), ndërsa u lehtësuan disi për kreditë me qëllim financimin e kapitalit qarkullues (niveli rezultoi 1.8%). Ndërkaq, për 3-mujorin e parë të vitit 2014, pritet që standardet për kredidhënie ndaj bizneseve të madha të lehtësohen.
 
Individët
Gjatë 3-mujorit të katërt të viti 2013, standardet e kredidhënies për individët u lehtësuan. Ky lehtësim u ndje si për kleintët që kërkonin kredi konsumatore (në nivelin +8.3%) ashtu si edhe për ata që këkonin kredi për financim të blerjes së një banese (në nivelin +10.8%).  Ndërkaq, për 3-mujorin e parë të parë të vitit 2014, pritet një lehtësim në standradin e kredidhënieve konsumatore (në nivelin +8.3%) dhe atë për finacim të blerjes së një banese (+10.8%).
 
Kërkesa
Gjatë 3-mujorit të katërt të viti 2013, për sa i përket biznesit, bankat kanë raportuar se kërkesa për të marrë kredi për investime nga bizneset ka pësuar rënie, ndërsa ka qenë disi më e lartë kërkesa për financimin e kapitalit qarkullues. Ndërsa për individët, nga njëra anë kërkesa për kredi konsumatore ka pasur rritje dhe nga ana tjetër ajo për financim të blerjes së një banese ka pasur rënie.

Shkrimi u publikua sot (04.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në aksin Pogradec- Korcë! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, shkak shpejtësia dhe lagështia në rrugë

Aksident i trefishtë në aksin Pogradec- Korcë! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, shkak shpejtësia dhe lagështia në rrugë