BSH, skandali brënda skandalit

BSH, skandali brënda skandalit
Në vitin 1988, katërpunonjës të Bankës së Anglisë bashkëpunuan me njëri-tjetrin për të vjedhur 600 mijë stërlina(rreth një milion dollarë) nga paratë e përdorura që digjeshin në Uzinën e Djegjes Llouton, strukturë e kësaj banke. Punonjësit u arrestuan dhe u dënuan. 26 vite më vonë, për katër vite rrjesht, një punonjës i Thesarit të Bankës sëShqipërisë, vjedh 7 milionë dollarëkartmonedha lekë,në para të reja fringo dhe në para të përdorura, të destinuara për asgjësim. Imazhi i sigurisë së bankës qëndrore të vendit konsiderohet i prekur dhe opinioni publik ndihet i tronditur dhe i revoltuar.

Në këto kushte, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisëu mblodh në një mbledhje të jashtëzakonshme. Duke mos reflektuar në përgjegjësinë morale dhe kolektive të “qeverisë” së bankës qëndrore, ky Këshill me këtë mbledhje thotë se i siguron opinionit publik diçka qëështë i paaftë ta sigurojë: pavarësinë dhe profesionalizmin e mbarëvajtjes së punëve në Bankën e Shqipërisë.

Pavarësia e këtij institucioni është keqpërdorur, pse niveli i shpërblimeve për punën e Guvernatorit dhe anëtarëve të Këshillit është përtej çdo norme morali publik. Guvernatori merr rrogë 9 mijë dollarë në muaj, kurse çdo anëtar i Këshillit Drejtues shpërblim(duke patur edhe punë të para) 4 mijë dollarë në muaj nga takspaguesit e këtij vendi! Pavarësia e audituesit të huaj të zgjedhur nga vetë Banka është keqpërdorur, pse kompania e huaj deri tani ka parë vetëm rregjistrat që i ka ofruar porositësi dhe paguesi, pra vetë Banka e Shqipërisë.

Profesionalizmi i kontrollit fizik dhe sigurisë fizike të ruajtjes së Thesarit në kartmonedha të bankës qëndrore është përtokë, duke qenë se një punonjës i bankëska nxjerrë për katër vjet rrjesht para, në qese plastike të fshehura në trup. Banka e Shtetit nuk mund të jetë më e sigurtë me në krye të njëjtët njerëz qëe bënë kaq të pasigurtë. Këshilli Drejtues i kësaj banke kishte një rast për të treguar se më e rëndësishme se shpërblimet e majme që marrin, është respektimi i moralit publik. Pati kurajon për ta bërë vetëm një anëtar i Këshillit, zonja Ermelinda Meksi, duke kërkuar dorëheqjen e Guvernatorit. Të tjerët u fshehën pas veladonit të interesave të tyre të ngushta.

Me këtë veprim, Këshilli Drejtues i Bankës së Shqipërisë humbi moralin publik dhe etikën,  që mund t’i kishte të lartë, nëse i tëri do të vihej në dispozicion të Kuvendit në shtator 2014, për rikonfirmim të pozicionit të seicilit anëtar, në dritën e përgjegjësive nga vjedhja e Bankës. Duke zgjedhur të vazhdojë punën sot dhe të mbajë përkohësisht detyrën, për të siguruar vijimësi në këtë bankë jetike për interesat financiare e monetare të shqiptarëve, në pritje të gjykimit të ligjvënësit. Këshilli zgjodhi të mbajë 4 mijë dollarët që seicili anëtar firmos e fut në xhep çdo muaj, pavarësisht nga vlerësimet dhe qëndrimet e Kuvendit dhe mbarë opinionit publik.

Me këtë veprim, ai tregoi se sa i papërgjegjshëm është si sot, kur e thërret një kauzë e madhe për t’u treguar etik dhe profesionist, ashtu edhe dje, kur mbyllte sytë dhe miratonte armatën e emërimeve nepotike në Bankën e të gjithëve, bankën qëndrore. Kyqëndrim, ky skandal brënda skandalit, bind çdo shqiptar përherë e më shumë, se sa i pamoralshëm dhe jo-profesionist është drejtimi i sotëm i Bankës së Shqipërisë. Kjo bankë nuk mund të kërkojë një auditues të huaj tani, për t’i rritur standardet e kontrollit fizik, pse këtë auditues të huaj e ka patur dhe s’ka dashur ta përdorë si duhet.

Audituesin e huaj duhet ta kërkojë dhe përzgjedhë Kuvendi i Shqipërisë, që të dalin të qarta përgjegjësitë e mosrespektimit të standardeve të sigurisë fizike në ruajtjen e Thesarit të Shtetit. Deklarata e Këshillit Mbikqyrës, që me fjalë të tjera i thotë opinionit publik:”Na lini se jemi profesionistë dhe i zgjidhim vetë punët tona”, është sa fyese, aq skandaloze dhe e papërgjegjshme.   


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Vulin i sanksionuar nga SHBA, pjesë e qeverisë së re të Serbisë

Vulin i sanksionuar nga SHBA, pjesë e qeverisë së re të Serbisë