Guvernatori Ardian Fullani vëren se ekonomia ka vijuar të ruajë parametrat e stabilitetit makroekonomik në gjysmën e vitit të parë 2012 ndërsa është përballur me disa goditje të ofertës dhe kërkesës së ngadaltë të brendshme dhe të huaj.
Inflacioni mesatar ka qenë 1.9 % në periudhën e dytë, duke u rritur me 0.8% kundrejt tre mujorit të parë. Është rritur çmimi i ushqimeve të papërpunuara. “Rënia ekonomisë në tre mujorin e parë kanë qenë në 0.2 % në tre mujorin e parë. Tkurrja e aktivitetit ekonomik më e theksuar ka qenë në degën e industrisë. “Dega e ndërtimit ka pësuar rënie të aktivitetit me 17. 6 % duke dhënë kontribut negativ në ecurinë e prodhimit të brendshëm bruto. Në sektorin e jashtëm janë reduktuar shkëmbimet tregtare në 5 muajt e parë.
“Eksportet kanë shënuar rritje të ulët prej 1.3 % , importet janë ulur me 2 %, duke ndikuar në një ngushtim të deficitit monetar Pavarësisht situatës, perspektivat afat mesme dhe afatgjatë mbeten pozitive kjo dëshmohet dhe nga interesi i investitorëve”- vëren Fullani.
(sg/shqiptarja.com)