BSPK: Nesër protestë kundër
privatizimeve publike

BSPK: Nesër protestë kundër<br />privatizimeve publike
Këshilli Drejtues i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura ka vendosur që të enjten më 20 shtator të organizojë protestë për ta kundërshtuar mënyrën se si po zhvillohet procesi i privatizimit në Kosovë e posaqërisht kundër privatizimit të ndërrmarrjeve publike, KEK, PTK dhe Trepça.

Protesta organizohet në ditën kur në Kuvend pritet të diskutohet për procesin e privatizimit. Ndërkohë, në një reagim të saj, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare kërkon hetim dhe auditim të procesit të privatizimit të aseteve shoqërore, që nga privatizimi i parë në vitin 2002 e deri në fund të vitit 2012. 

Kjo kërkesë vjen pas zhvillimeve të fundit në vend dhe siç thuhet në komunikatë, për nxjerrjen në pah të implikimeve të zyrtarëve të lartë të spektrit politik në afera korruptive. 


/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi