Kreu i Bashkimit të Sindikatave Gëzim Kalaja i kërkon qeverisë së re të riformatojë Këshillin Kombëtar të Punës të cilit i ka mbaruar mandati dy muaj më parë.
Sipas Gëzim Kalasë, ky Këshill është shtylla e demokracisë për sindikatat pasi aty trajtohen problemet e punëtorëve dhe qytetarëve, ndërsa ka pohuar se qeveria e re duhet të marrë mendimet e bashkimit të sindikatave për riformatimin dhe anëtarësinë.
Kalaja deklaron se ende nuk ka informacion zyrtar se ka nisur puna për këtë Këshill ndaj dhe apelon që të merren masa. Ndërsa ka paralajmëruar se më 12 tetor do mblidhet edhe Asambleja për të vendosur për marrëdhëniet me qeverinë e re.
Shkrimi u publikua sot (18.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com