TIRANE- Rreth 1 mijë familje kanë përfituar ndihmë ekonomike padrejtësisht në Komunën Buçimas të rrethit të Pogradecit. Ky ka qenë konstatimi i bërë nga auditi i Shërbimit Social Shtetëror duke faktuar se plot 956 familje janë trajtuar me këtë pagesë duke mos plotësuar kushtet dhe kriteret e përcaktuara në ligj, si dhe duke shkaktuar një dëm ekonomik me një vlerë prej 1,590,238 lekësh. Të gjendur përballë këtyre kushteve, Shërbimi Social ka kallëzuar në Prokurorinë e Rrethit të Pogradecit, Kryetarin dhe anëtarët e Këshillit të Komunës Buçimas, si dhe dy ish Administratoret e Ndihmës Ekonomike dhe të Personave me Aftësi të Kufizuar në këtë komunë, me motivacionin e shpërdorimit të detyrës.
“Auditi i kryer ka treguar se 482 familje të Komunës Buçimas janë trajtuar me ndihmë ekonomike vetëm me Vendim të Këshillit të Komunës, pa pasur propozim nga ana e zyrës të ndihmës ekonomike dhe pa marrë më parë konfirmime nga të gjitha institucionet e përcaktuara nga ligji. Nga ana tjetër, janë konstatuar 8 familje që kanë në përbërje të tyre anëtarë të cilët marrin pension pleqërie dhe njëkohësisht përfitonin ndihmë ekonomike, si dhe i disa rasteve të tjera për mungesa të dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e përfitimit për personat me aftësi të kufizuara” thuhet në njoftimin zyrtar të SHSSH-së. ky i fundit ka kërkuar regjistrimin e procedimit penal ndaj të kallëzuarve dhe ushtrimin e ndjekjes penale ndaj personave të tjerë që do të rezultojnë përgjegjës gjatë hetimeve të kryera, ndërsa vazhdojnë kontrollet edhe në rrethe të tjera të vendit.
Shkrimi u publikua sot (19.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com