Këtë vit qyteti i Budapestit do të ketë një pemë Krishtlindje spektakolare dhe vërtetë origjinale. Kjo pemë që shohim në këtë tipe laps, është realizuar me 365 slita të vogla prej dërrase, të realizuar nga studio Hello Wood dhe është pozicionuar përpara Pallatit të Arteve në kryeqytetin hungarez.
Me një lartësi prej 11 metrash, pema e Krishtlindjes është realizuar brenda një jave dhe do të qëndrojë në ekspozim deri në përfundim të festave. Më pas, ajo do të çmontohet dhe slitat e vogla do të jepen për bamirësi për fëmijët në nevojë të SOS Children`s Village.
Instalimi i përkohëshëm është bërë nëpërmjet një teknike saldimi, që i ka dhënë strukturës një pamje të një peme gjigande. Zdrukthëtarët kanë krijuar një telajo prej druri që është vendosur në shesh dhe më pas është mbuluar me slitat e drurit.
Baza është prej metali dhe peshon 4,5 ton, duke bërë që struktura të mos rrëzohet nga kushtet e këqija atmosferike.
Ndërtuesit e saj, kanë nisur të vendosin slitat nga lart poshtë dhe më pas pema filloi të merrte formë, duke krijuar kështu një simbol të Krishtlindjes . Kjo strukturë, do të hapet për vizitorët nga data 5 deri më 6 janar.
Redaksia Online
(Elvana Bilali/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com