Budina provokon me çështjen e
plehrave në film, nesër premiera

Budina provokon me çështjen e<br />plehrave në film, nesër premiera
Filmi i Edmond Budinës “Të thyer” do të shfaqet premierë këtë dielë në Kinema Millenium në Tiranë. Metaforikisht e pasur, drama e filmit lidhet me plehrat dhe mbetjet radioaktive, me të cilat politikanët bëjnë pazare të pista, duke rrezikuar jetën e fëmijëve, moralin e shoqërisë e natyrën. Aktori Nikolla Llambro që luan rolin e mikut të ngushtë të babait të një deputeti rrëfen pasojat e deformimit përmes rolit.

“Njeriu fsheh në brendësi të vetvetes shumë gjëra të cilat as vetë nuk i di dhe me situatat që dalin në jetë dalin edhe cilësi të tjera të karakterit. Personazhi im është një personazh kompleks i cili zhvillohet në shumë plane. Te tragjikja, te komikja , te dinakëria, tek etja për fitim. Të gjitha këto që unë mendoja se edhe vetë kur interpretoja ishin disa gjëra që nuk i besoja, mirëpo njerëz të tillë ka shumë sot”, shprehet Nikolla Llambro.
   
Plehrat që na detyrojnë të zëmë hundët e të kthejmë kokën mënjanë kur na dalin para syve, nuk na shpëtojnë nga ndotja. Ky është mesazhi i filmit që u shfaq këtë të premte për median në Akademinë e Filmit Marubi.

“Ç’është më e keqja është fshehja e mbeturinave të rrezikshme nën tokë. Unë kam një eksperiencë nga Italia ku mbeturina të fshehura 20, 30 vjet përpara tashmë po kthehen në gangrenë. Ky problem shfaqet në ushqimin e njerëzve, në mishin e bagëtive”, tha Budina. 
  
Filmi i ri kumton një dramë të madhe të nëndheshme. Një deputet i ngjitur në karrierë përmes korrupsionit,  mohon ekzistencën e babait për të mos humbur reputacionin. Kur babai mëson veprimet e të birit, lëndohet dhe përpiqet ta shpëtoje nga e keqja. Nuk arrin ta bëj, filmi nuk ka një zgjidhje të lumtur.
 
Misionin e daljes në rrugë të drejtë e bëjnë fotografia e filmit, simbolet, kujtimi i nënës dhe një balonë, endërr fëmijërie.
 
Në filmin të “Të thyer” luajnë Edmond Budina, Laert Vasili, Nikolla Llambro, Gladiola Harizaj, Sotiraq Bratko, Artan Islami. Ky film është mbështetur nga qendra kinematografike dhe Radiotelevizioni shqiptar dhe është bashkëprodhim me tre vendeve Shqipëri, Itali, Maqedoni.  

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore