Portieri i Italisë, Gianluigi Buffon ka qenë personazhi i radhës në kampin "e kaltër" që ka folur për përballjen në cerekfinale ndaj Anglisë.
"Ndaj Anglisë kemi 50% shanse që të kalojmë këtë raund. Ata kanë një futbollist si Rooney, që tërheq skuadrën për karizmën që ka. Do të jetë një ndeshje ku do të vendosin detajet" tha portieri italian.
"Besoj se skuadra jonë ka një avantazh të madh pasi arrin të gjejë ekuilibrin edhe ndaj më të fortëve, edhe ndaj ekipeve të dobëta. Do të jetë një sfidë e ekuilibruar dhe do të jenë shanse të barabarta. Me Cassano kam një raport reciprok vlerësimi edhe pse nuk kemi luajtur asnjëherë bashkë. Më pëlqen cmenduria e tij pozitive dhe mënyra sesi shprehet, edhe pse ndonjëherë është ekstravagant" tha Buffon.
"Cassano ka disa virtyte të denja për lidershpi, që ndoshta edhe vetë nuk i njeh akoma. Ai është një vlerë e shtuar e kombëtares edhe pse dikush nuk do ta mendonte kështu pak vjet më parë. Shpresoj që të mos shkojmë deri te penalltitë ndaj Anglisë" tha Buffon. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com