Ekipi i Juventusit vazhdon përgatitjet për ndeshjen e Super Kupës që do të zhvillojë në Kinë përballë ekipit të Napolit. Sfida për Juventusin është e një rëndësie të vecantë duke pasur në vëmendje startin e edicionit të ri dhe problemet me trajnerin Antonio Conte. Megjithatë në kampin bardhezi janë optimistë që mund të hakmerren kundër napolitanëve që ju shkaktuan disfatën në Kupën e Italisë para 3 muajve. Përpara ndeshjes dy liderët e ekipit juventin, Xhixhi Buffon dhe Andrea Pirlo bëjnë thirrje për optimizëm dhe qetësi.
Sipas legjendës së portës së "Zonjës së Vjetër" Buffon, Juventusi ka të gjitha shanset për të triumfuar. "Do të jetë një ndeshje shumë e fortë përballë ekipit të Napolit, ata na mundën në Kupë. Do të japim maksimumin në fushë për të treguar që jemi më superiorë se Napoli. Ekipi është në gjendje shumë të mirë fizike dhe psikologjike përpara sfidës" thotë portieri. Ndërsa fantazisti Andrea Pirlo, fituesin e Super Kupës e sheh si të favorizuar në startin e Serisë A, pasi do të jetë më mjaft i motivuar.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com