Por raportet thonë se fituesi i Kupës së Botës, i cili mori titullin e tetë të Serie A me Juven sezonin e kaluar, do të varë dorezat e tij.
Italia përballet me Suedinë në play-off për tu kualifikuar në Kupën e Botës së vitit të ardhshëm në Rusi.
Kështu që ka mundësi që Buffon të mos marrë pjesë në botëror nesë Italia arrin të kualifikohet pas play-off.
Buffon aludoi me moshën e tij në fjalimin e tij të fitores së çmimit si portiere më I mirë, natën e kaluar në Palladium të Londrës.
Të mundësh portierin e Real Madridit, Keylor Navas dhe Manuel Neuer i Bayern Munichut, Buffon tha: "Jam shumë i lumtur sepse ky është një çmim i madh për tu fituar në moshën time. Viti i fundit ka qenë fantastik për Juventusin dhe mua, por nuk ishte e mjaftueshme për të fituar në Evropë. Do të doja të përfundoja futbollin me fitoret fantastike."
Buffon bëri të qartë më parë këtë vit synimin e tij për të dalë në pension.
Ai tha: "Unë jam 99.9 për qind i sigurt se kështu do të shkojë. Do të kem një sezon të fundit, intensiv dhe me ndeshje kyçe, atëherë do të jetë koha për ta thirrur atë një ditë".
Portieri ka bërë pothuajse 500 paraqitje për Juve që nga viti 2001 dhe ka luajtur 168 ndeshje për Parmën para kësaj.
Ai gjithashtu ka 173 përfaqësime për Italinë.
Redaksi Online
a.dr/shqiptarja.com