Portieri i ekipit të Juventusit dhe kombëtares italiane të futbollit Buffon në prag ndeshjeve eleminatore për kampionatin botëror bën një rezyme të ndeshjeve të para në Serinë A dhe Champions League duke e vlerësuar paraqitjen e "Zonjës së Vjetër" si pozitive.

Përsa i përket ndeshjeve me ekipin kombëtar, gardiani i "axurrëve" ka besim te ekipi se do të realizojë një paraqitje pozitive. Buffon ndalet më gjatë te paraqitja e kampionëve të Italisë në kampionat dhe Champions League. "Në kampionat kemi bërë një start pozitiv dhe jo më kot jemi në vendin e parë në renditje. E njëjta gjë vlen edhe për Napolin që ka të njëjtin numër pikësh.

Mendoj që do të fitojmë titullin, por nëse e fiton Napoli do ta urojë, pasi edhe ata janë duke bërë një garë të mirë" thotë Buffon, i cili më pas ndalet në Champions League. "Pavarësisht dy barazimeve, mendoj që jemi në rrugën e duhur. Vlerësoj shumë barazimin në Londër, pasi ndeshja ishte shumë e fortë. Jam i sigurtë që do të kalojmë grupin deri në fund"´përfundon Buffon.

(d.b/shqiptarja.com)