Në prag të ndeshjes me ekipin e Celsit portieri i ekipit të Juventusit, Buffon është shprehur se ekipi është tepër i motivuar për një ndeshje të tillë që vlen sa i gjithë edicioni.
“Ekipi është i motivuar dhe kemi besim të plotë që mund të ja dalim për të marrë tre pikët përballë londinezëve. Kundërshtari ka një ekip mjaft të fortë me elementë cilësorë që mund të bëjnë diferencën në cdo moment. Ata janë kampionët e Europës dhe për këtë gjë meritojnë respekt” shprehet Buffon.
Përsa i përket firmosjes së kontratës së re me bardhezinjë, gardiani i portës, njëkohësisht edhe kapiteni tha se “më parë duhet të kalojmë me sukses sfidat që kemi përpara, pasi kalendari është tepër i ngjeshur, më pas do të firmos.
Por e rëndësishme është që unë do të vazhdoj karrierën me Juventusin” përfundon Buffon
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com