Buffon: Jeni popull krenar, feja
e shqiptarit është Shqiptaria

Buffon: Jeni popull krenar, feja<br />e shqiptarit është Shqiptaria
Trajneri i Italisë, Ventura dhe kapiteni Buffon pas mbërritjes në qytetin verior dolën në konferencën për mediat. Gjatë fjalës së tij Buffon flet edhe për përshtypjet që i ka lënë Shqipëria, pasi dy dekadave më parë ai erdhi të luante me Parmën në fushën e Teutës.

"Kam qenë në Shqipëri thuajse 23 vjet më parë, pasi kam luajtur me Parmën ndaj Teutës. Kjo është hera e dytë që vij në vendin tuaj. Kanë kaluar shumë vjet, por më duket sikur Shqipëria po evoluon, është bërë një vend i bukur dhe me njerëz optimistë. Kjo më lumturon, sepse në fund fatet e Shqipërisë dhe Italisë janë ndërthurur gjatë historisë", tha Gianluigi Buffon.

Buffon ka habitur rreth asaj që dinte për historinë e vendit tonë, ndërsa tregon dhe vlerat tona.

"E njoh paksa historinë shqiptare, e kam studiuar dhe është shumë e bukur. Bëhet fjalë për një popull që ka identitet dhe krenari. Mbi të gjitha më bënte përshtypje kur lexoja në libra se: “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”. Kjo të bën të kuptosh bashkimin e madh që ekziston, përtej diferencave, mes të cilave edhe fetare. Gjëja më e rëndësishme është që të gjithë ndihen shqiptarë dhe kjo është një vlerë e jashtëzakonshme", tha Buffon.

Ndërsa përqendrohet në aspektin sportiv Buffon thotë se nën drejtimin e Panuccit kombëtarja jonë do të vazhdojë të përmirësohet.

"Shumë lojtarë luajnë aktualisht në kampionatin tonë, të tjerë kanë luajtur ose janë rritur aty. Më vjen mirë që në këto vitet e fundit Shqipëria ka arritur rezultate të mëdha me këta futbollistë dhe me trajnerët italianë. Në këtë këndvështrim besoj se ju kemi ndihmuar për tu rritur në futboll. Panuçi është ish-shoku im i skuadrës, besoj se do të vazhdoni të përmirësoheni, pasi ai ka aftësinë dhe eksperiencën për të punuar mirë drejt kësaj rruge të re me Shqipërinë", tha Gianluigi Buffon.

[gallery]24199[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt