Zgjedhjet e përgjithshme në Itali që do të zhvillohen më datat 24 dhe 25 shkurt kanë përfshirë përveç politikanëve dhe figurat e jetës publike në vendin fqinj, mes të cilëve është edhe portieri i ekipit kombëtar të futbollit, Buffon. ‘Gardiani’ ka deklaruar se mbështet Mario Montin për Kryeministër. Këtë gjë Buffon e ka paraqitur me anë të një letre dërguar Montit, të cilën më pas e ka bërë edhe publike.
Në letër Buffon shkruan se” Shumë persona më kanë kërkuar ta bëj publike letrën se cfarë i kam shkruar Montit. Duke qenë se nuk ka asgjë për t’i fshehur askujt po e publikoj”, shkruan Buffon.
“I dashur zoti Monti, më falni për shqetësimin por në këtë kohë të vështira ekonomiko-social-politike ju bëj me dijeni se ke mbështetjen time të plotë dhe të pakushtëzuar.
Ju mbështes për faktin se figura për mua si qytetar është një garanci që të udhëhiqem nga një person i aftë, serioz, i besueshëm, që di se cfarë thotë dhe racional. E vetmja gjë që kërkoj është që të jeni të sinqertë dhe transparent dhe të përdorni një gjuhë të thjeshtë në mënyrë që populli të kuptojë rezultatet e arritura dhe objektivat e së ardhmes” shkruan Buffon. Pozicioni i Buffon është kështu kundër Silvio Berluskonit, i cili është edhe presidenti i ekipit të Milanit, rivalit të Juventusit.
/Shqiptarja.com