Në përfundim të këtij viti kalendarik portieri Buffon ka qetësuar të gjithë tifozët duke premtuar qëndrim në Torino edhe për disa vite.

Gardiani ju premtoi besnikëri klubit dhe tifozëve në të njëjtën kohë që shprehu sigurinë se ai vetë do të qëndrojë në nivelet më të larta edhe për të paktën 3-4 vjet të tjerë.

“Jam 34 vjeç, por në rolin e portierit, nuk e konsideroj veten si të vjetër. E di sa jam në gjendje të bëj dhe kam bindjen që kam përpara të paktën edhe tre vite të tjerë në nivelet më të larta në portë.

2012 ishte një vit i mbushur me arritje, si tek Juventusi ashtu edhe tek kombëtarja.

Objektivi është që këtë edicion të bëjmë një paraqitjer të mirë edhe në Champions League” përfundon Buffon.