Portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon ka thënë se skuadra e tij që tash duhet të nisë përgatitjet për edicionin e ardhshëm në të cilin “Zonja e Vjetër” do të synojë suksesin në Ligën e Kampionëve. Bardhezinjtë nuk e kanë fituar trofeun e kësaj gare që nga viti 1996, prandaj Bufon ka dëshirë të zjarrtë për ta dërguar skuadrën e tij deri te ky sukses.
“Nuk e kemi fituar trofeun evropian që 16 vjet, prandaj Liga e Kampionëve duhet të jetë synimi ynë më i madh. Dëshiroj që të jemi konkurrues në skenën evropiane në edicionin e ri, por mendoj se triumfi në Ligën e Kampionëve me këtë skuadër është i pamundur" tha Buffon.
"Fitimi i trofeut më prestigjioz në Evropë kërkon shumë angazhim dhe mendoj se do të ishte një ngarkesë e madhe për këtë ekip që kemi, i cili tashmë e ka realizuar një mrekulli duke e fituar Serinë A. Për të shkëlqyer sërish në Evropë na duhet disa përforcime të mëdha. Shikojeni për shembull Real Madridin" tha Buffon.
" Ai klub ka shpenzuar deri më tani në përforcime diku 800 milionë euro dhe ende nuk e ka fituar këtë trofe. Tani për tani do të isha i kënaqur nëse e fitojmë respektin e Evropës. Mjafton kjo për fillim”, ka deklaruar Bufon.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com