Buffon: Shqipëria e lehtë vetëm në letër, 80 përqind e stadiumit do jetë kuqezi

Buffon: Shqipëria e lehtë vetëm në letër, 80 përqind e stadiumit do jetë kuqezi

Gianluigi Buffon

E shtunë, 15 qershor 2024 në orën 21:00, Dortmund. Në "Iduna Park" luhet Shqipëri - Itali e vlefshme për Grupin B të Europianit 2024. Në katër përballjet mes tyre të kaltrit kanë fituar kundër kuqezinjve, por për legjendën Gianluigi Buffon Italia nuk do e ketë të lehtë.

Në një bisedë për mediet, Buffon që mban edhe rolin e trajnerit të portierëve te Italia, tha se të tijtë nuk do e kenë të lehtë, pasi kuqezinjtë janë një ekip që janë rritur shumë.

"Luajmë kundër Shqipërisë, më pas me Spanjën dhe Kroacinë. Në letër ndeshja me Shqipërinë është më e favorshmja, por unë mendoj se është më delikatja. Të gjitha ndeshjet janë të vëshira në Evropian. Është një kombëtare që po rritet dhe më pas mos harroni tifozët. Në Euro 16 të gjitha ndeshjet e tyre ishin me 80 përqind shqiptarë në stadium, edhe në Dormtund pres një gjë të tillë. Do jetë ndeshje delikate", tha Buffon.

Nëse Buffon e ka kuptuar se tanët janë një ekip i fortë, atëherë edhe ekipi italian me Spallettin do jetë në "alarm" për ndeshjen që është e shumëpritur.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, saga e krimeve që pasoi ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt e Edmond Papës në 2022

Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, saga e krimeve që pasoi ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt e Edmond Papës në 2022