Apeli i Posaçëm liron nga qelia Bujar Abedinin, pjesë e grupit kriminal të Laert Haxhiut. Vendimi u dha nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila zëvëndësoi masën e sigurimit “arrest në burg” me “arrest shtëpie”.

Abedini po gjykohet aktualisht në GJKKO për veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”, lidhur me episodin e vrasjes së Çajup Selimit në vitin 2021 në Tepelenë. Lidhur me këtë vepër, ai akuzohet bashkë me Haxhiun, Artan Tafanin, Erisiano Abedinin e Ligor Romaçkën.

Laert Haxhiu po gjykohet më vete, për një sërë ngjarjesh kriminale, vrasje, gjobëvënie, vendosje tritoli, pasi u arrestua në Greqi, kur pjesa tjetër e grupit, kishte nisur procesin gjyqësor.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.